Po afrojnë zgjedhjet/ Veliaj i jep 7 milionë euro oligarkëve të ndërtimit për Terminalin e Veriut

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.11.2022, 21:46

Zgjedhjet vendore në Shqipëri janë “pas portës”. Për vetëm pak muaj shqiptarët do të thirren për të votuar për të preferuarit e tyre në pushtetin lokal. Natyrisht me afrimin e zgjedhjeve fillon e “luan” edhe paraja. Nuk bëhet fjalë për vlera të vogla, por për shifra në nivel miliardash.

Natyrisht Erion Veliaj ka filluar që tani që të “hapë thesin” e parave për oligarkët e ndërtimit. Bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-41118-09-09-2022 dhe me objekt “Ndërtimi i Terminalit Verior të Transportit Publik, Tiranë”.

Fondi limit i tij është 820,177,697 lekë të reja pa TVSH ose rreth 10 miliardë lekë të vjetra. Nëse shikojmë dokumentacionin e kësaj procedure do të vëmë re se kanë marrë pjesë në garë 10 operatorë ekonomikë apo bashkime operatorësh.

Shikohet se dy operatorë kanë marrë pjesë sa për numër pasi kanë ofruar zero lekë. Që këtu lindin dyshimet se kemi të bëjmë me një tender ku fituesi ka qenë i paracaktuar nga Veliaj. Nga ana tjetër shikohet se 4 operatorë pjesëmarrës kanë ofruar shifra më të ulëta se fituesi.

Edhe ky rast i përforëcon dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar. Ndërkaq fitues është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë “NOVA Construction 2012” shpk në pronësi të Ilir dhe Kujtim Shtufi & “Ante-Group” shpk në pronësi të Enka Merko, Gjysho Merko, Kristjan Merko, Entela Merko dhe Bardhjus Bushaj për vlerën prej 723,315,114 lekë të reja pa TVSH ose rreth 8.7 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

E konvertuar në euro, kjo shifër është afërsisht 7.3 milionë. Nga ana tjetër shifra fituese rezulton të jetë sa 88% e fondit limit të tenderit duke shtuar akoma më tej dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar. Duket se Veliaj tashmë ka filluar “rëndshëm” të shpërndajë para për fushatën e zgjedhjeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit