Arrihet zgjidhje për transportin e nxënësve të Vizbegut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.11.2022, 18:27

Është arritur zgjidhje për rreth 500 nxënës të lagjes Vizbeg të Shkupit, të cilët në mungesë të shkollës janë të detyruar që të ndjekin mësimin në shkolla të ndryshme të komunave të Shkupit, Butel, Çair dhe Shuto Orizarë.

Një gjë të tillë e konfirmojnë nga Ministria e Arsimit ku thonë së është arritur zgjidhje për nxënësit e kësaj lagje nga ku Komuna e Butelit dhe ajo e Çairit do të vazhdojnë të financojnë transportin për nxënësit të cilët mësojnë në këto komuna deri në fund të vitit.

“Në takimin koordinues të ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kryetarëve të dy komunave Darko Kostovski dhe Visar Ganiu, sot është tejkaluar sfida me të cilën ballafaqohen disa nga nxënësit e Vizbegovës, të cilët për shkak të mungesës së objektit shkollor në vendin e tyre të vendbanimit, vijojnë mësimin edhe në shkolla të tjera në territorin e këtyre dy komunave dhe për shkak të pezullimit të transportit të organizuar, ditëve të fundit kanë organizuar individualisht udhëtimin që të arrijnë në klasat e tyre.

Pas një diskutimi konstruktiv dhe prezantimit të një sërë propozimesh dhe sygjerimesh për tejkalimin e situatës, Komuna e Butelit tashmë po financon transportin e organizuar nga Vizbegova në SHFK “Ismail Qemali”, dhe Komuna e Çairit do të vazhdojë të financojë organizimin e transportit për nxënësit nga Vizbegova në SHKF “7 Marsi” deri në fund të vitit shkollor”.

Në ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se është duke punuar në zgjidhjen e përhershme, përmes investimit në infrastrukturën arsimore, gjegjësisht ndërtimin e një objekti shkollor krejtësisht të ri, modern në Vizbegë, ku nga viti i ardhshëm shkollor nxënësit nga kjo lagjja do të vazhdojnë shkollimin aty dhe nuk do të ketë më nevojë për transport.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit