Vdekja e 4 anëtarëve të familjes Hyseni në aksidentin në Itali, komuniteti shqiptar në Parma shpreh ngushëllimet e tij

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.11.2022, 12:52

Mbrëmjen e 30 tetorit, një makinë ku ishte një familje shqiptare, u përplas me një ndërtesë të pabanuar në hyrje të qytetit të Parmës.

Si pasojë humbën jetën, Shane Hyseni 22 vjeç, djali i saj i mitur Mattias Lame 1 vjeç, Rejana Hyseni 8 vjeç dhe Resat Hyseni 11 vjeç, motra dhe vëllai i Shanes.

I plagosur nga aksidenti ndërkohë mbeti shoferi i mjetit bashkëshorti i Shanes, 30-vjeçari Orjol Lame i cili gjendet në gjendje të rëndë në spital.

Ndërkohë pas tragjedisë, komuniteti shqiptar i Parmës ka shprehur ngushëllimet e tij për aksidentin i cili mori jetën 4 shqiptarëve mbrëmjen e djeshme.

Në një postim në rrjetet sociale thuhet se ata shprehin dhimbjen për vdekjen e 4 shtetasve shqiptarë, anëtarë të një familje, nga aksidenti i ndodhur gjatë mbrëmjes së të dielës.

“Komuniteti shqiptar i Parmës shpreh dhimbjen e tij për këtë tragjedi. Mes Parmës dhe Rexhios, nga një aksident i tmerrshëm automobilistik humbën jetën 4 persona: Dy motrat Shane Hyseni 22 vjeç, Rejana Hyseni 11 vjeç dhe vëllai i vogël Resat Hyseni 8 Së bashku me Ata humbi jetën fëmija i Shane, ishte Mattias Lame, gati 2 vjeç, familja po kthehej nga një darkë në Reggio Emilia dhe në një moment shoferi 30-vjeçar (që jetonte me babain e Shane dhe Mattias) humbi kontrollin dhe makina u përplas në një shtëpi të pabanueshme. E vetmja e mbijetuar në terapi intensive në Reggio Emila është shoferi i makinës. Rejana dhe Resati ndoqën shkollën fillore "Albertelli-Newton" në qytetin tonë, Parma, e para në klasën e parë) dhe i dyti në klasën e katërt " -thuhet në faqen e komunitetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit