Paralajmërohen barrikadat në Veri, serbët s’ndryshojnë qëndrim për targat

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.11.2022, 11:13

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka thënë se Polica e Kosovës në vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak ka filluar të bëjë paralajmërime, por kjo sigurisht që nuk do të ndryshojë qëndrimin e serbëve në veri të Kosovës për ri-regjistrim, raporton RTS.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e barrikadave, por ka theksuar se paqja dhe stabiliteti janë në interes të serbëve.

Ai thotë se nuk mund ta imagjinonte një situatë ku Policia e Kosovës të gjobisë një autoambulancë apo autobus që transportonte fëmijë dhe se serbët të qëndronin mënjanë vetëm për shkak se kishin shenja KM, transmeton indeksonline.“Me ato shenja, ata mund të udhëtojnë kudo në botë përveç Kosovës për shkak të tekave të një njeriu nga Prishtina”, ka theksuar Radojeviq.

Tutje ai tha se “është e sigurt se kjo nuk do të ndryshojë qëndrimin e serbëve në veri të Kosovës lidhur me ri-regjistrimin”.

Ai shtoi se qytetarët janë të vendosur që të mos bëjnë asnjë ndryshim sa i përket targave.

Në fazën e tretë, parashikohet futja e tabelave provuese. Megjithatë, Radojeviq nuk pret të arrijë në fazën e tretë.

“Ne nuk mund t’i bëjmë Prishtinës më shumë presion se sa kemi bërë deri më tani. Fakti është se kemi komunikim me përfaqësuesit ndërkombëtarë. Me zbatimin e kësaj dispozite vetëm sa i kontribuon përkeqësimit të situatës së sigurisë”, thotë Radojeviq.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit