Britanikët alarmohen nga bandat shqiptare: Sjellin qindra milionë paundë në Shqipëri

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.11.2022, 10:56

Mediat dhe autoritetet britanike janë të alarmuar jo vetëm nga mijëra emigrantë që kanë mbërritur në Angli në muajt e fundit, por edhe nga kriminaliteti në rritje i bandave shqiptare.

“GB News” raporton se bandat shqiptare fusin çdo vit në Shqipëri qindra milionë paundë të ardhura nga aktivitete kriminale të zhvilluara në Britani.

I njëjti burim bën me dije se nga rrugë zyrtare ka arritur të mësojë se një sërë biznesesh në vendin tonë përdoren për të pastruar paranë e pisët që vjen nga ishulli. Shumica e këtyre parave vijnë në Shqipëri në rrugë ilegale.

Në ditët e fundit u gjetën 300 mijë paundë në bagazhet e një udhëtari, që kishte si destinacion kryeqytetin tonë, Tiranën. Në një tjetër rast, policia kufitare e Anglisë gjeti plot 500 mijë paundë të fshehur në një port në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas medieve angleze, grupet shqiptare tani kontrollojnë shumicën e fermave të kanabisit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Vitet e fundit, ata kanë marrë përsipër një pjesë të madhe të tregtisë së kanabisit nga grupet kriminale vietnameze.

Pjesa më e madhe e aktivitetit kriminal që përfshin fermat e kanabisit është e përqendruar në zonat më veriore. Por pothuajse në çdo pjesë të vendit, shqiptarët janë grupi dominues i përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Në jug të vendit, grupet kriminale shqiptare ende kontrollojnë pjesën më të madhe të tregtisë së kokainës. Grupet shqiptare tani kontrollojnë shumicën e fermave të kanabisit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar

Jo vetëm kaq, por një pjesë e madhe e tregtisë së kokainës në Angli, kontrollohet nga bosë të krimit, të cilët ndodhen në Shqipëri. Gjithsesi, tregtia e kanabisit në ishull është në shkallën më të lartë për sa i përket pavarësisë së aktivitetit.

Gjithashtu, shumë para po qarkullon edhe në tregtinë e kalimit të paligjshëm përmes Kanalit në Britani. Por po rrezikohen edhe tragjedi të mëdha, sepse lëvizja po kryhet edhe në rastet kur në det ka erëra të forta.

Shifrat e fundit zbuluan se rreth 60 për qind e emigrantëve që mbërrinin me gomone në Angli kishin ardhur nga Shqipëria.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit