EKSKLUZIVE/ Skandal i arsimit shqiptar! Mësuesja kap prej fyti me thonj nxënësit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.11.2022, 08:44

Një denoncim i rëndë, ekskluziv, ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ditën e sotme. Bëhet fjalë për një rast të denoncuar nga prindi i një nxënësi për dhunë nga mësuesja mbi fëmijën e tij, rast i ndodhur shkollën 9-vjeçare Kushtrimi i Lirisë në Durrës.

JOQ ka mundur të sigurojë edhe kallëzimin penal së bashku me dëshminë e të miturit, nxënës i kalsës së gjashtë, i cili ka rrëfyer dhunën fizike që ka ushtruar mësuesja mbi të.

“Mësuesja më ka kapur nga mesi me thonj dhe më ka përplasur në tokë. Unë jam përplasur në tokë dhe nuk po ngrihesha dot nga dhimbja”,-dëshmon ai.

Prindërit e klasës të shqetësuar mbi rastin kanë shkruar në redaksinë e JOQ Albania duke shpjeguar se nxënësi ka bërë ankesën te drejtuesit e shkollës, duke u treguar shenjat në trup, dhe ata u shprehën se do e ndiqnin këtë rast, por jo vetëm që nuk reaguan por e këshilluan prindin të mos bënte kallëzim penal në organet ligjzbatuese, në mënyrë që të mbronin emrin dhe reputacionin e shkollës.

Babai i djalit me inicialet L.LL jo vetëm ka bërë kallëzimin penal ndaj mësueses me inicialet L.P por ia ka parashtruar rastin edhe Drejtorisë Arsimore e Durrësit, e cila pas disa ditësh nga ngjarja nisi një grup psikologësh e sociologësh për ta ndjekur çështjen, me target vetëm bërjen e rekomandimeve e jo marrjen e masave.

”Këto shqetësime iu transmetuan edhe ekipit të dërguar nga Zyra Vendore Arsimore, e megjithatë historia u zvarrit nga të gjitha palët përgjegjëse me shpresën që të sfumohej”,-denoncojnë prindërit për JOQ.

Ngjarja e rëndë nuk mbyllet vetëm me këtë rast, pasi pak ditë nga dhunimi i nxënësit M.LL., prindërit raportojnë për JOQ Albania se e njëjta mësuese dhunoi një nxënëse tjetër, po në të njëjtën klasë, duke e kapur në fyt e duke e shtrënguar fort te kyçi i dorës.

Fëmijët e klasës u ankuan te drejtuesit e shkollës dhe te prindërit për këto incidente dhe shumë prej prindërve u paraqitën të shqetësuar se nuk ndihen të sigurtë për fëmijët e tyre me një mësuese e cila dhunon fëmijët.

“Papërgjegjshmëria e drejtuesve të shkollës dëshmohet edhe nga fakti se teksa grupi i ZVA zhvillonte takim me prindërit e nxënësve të klasës për rastin e dhunës, mësuesja në fjalë intimidonte fëmijët duke u thënë se “nuk ju kam bërë gjë,” e madje duke kërcënuar nxënësin e dhunuar të mos tregonte”,-shkruajnë ata.

Dhe pas shumë ditësh nga kjo ngjarje e rëndë, të vënë nën presion nga prindi i prekur dhe prindër të tjerë, Komisioni i Etikës dhe i Sjelljes, i shkollës Kushtrimi i Lirisë, u mblodh dhe propozimi për marrjen e masës disiplinore “Paralajmërim për largim nga puna,” për mësuesen L.P.

Bordi i prindërve të klasës e konsideron këtë vendim “sa për të larë duart”, pasi e lejon mësuesen të vazhdojë rregullisht mësimin edhe pas dy incidenteve të dhunshme dhe duke i lënë prindërit të frikësuar se episode të tilla mund të ripërsëriten.

Çështja i ka kaluar për shqyrtim Prokurorisë së Durrësit.

“Nëse do të ishte dhunuar fëmija apo nipi a mbesa e Ministres së Arsimit apo e ndonjë drejtuesi rajonal, e sigurtë që kjo mësuese do të ishte pezulluar menjëherë deri në verifikimin e plotë të cështjes si në rrugë administrative apo penale”,-shkruajnë ata të shqetësuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit