Prokuroria e Shkodrës shkarkon sekretaren: Na zbuloi planin për arrestimin e Ibrahim Licit!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 31.10.2022, 18:14

Sekretarja e Prokurorisë së Shkodrës, shtetasja K.G., është shkarkuar nga detyra ditën e sotme dhe mësohet se është vënë nën hetim për kryerjen e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Sipas Prokurorisë, ajo dyshohet se ka dekonspiruar operacionin për arrestimin e Ibrahim Licit, i cili ndodhet në Turqi dhe është shpallur në kërkim për tre vrasje në Shkodër.

Në njoftim thuhet se shtetasja K.G. ka fotografuar shkresën zyrtare të Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë pranë Prokurorisë së Përgjithshme dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, përmes së cilës është kërkuar përcjellja e dokumentacionit të nevojshëm me qëllim paraqitjen e kërkesës për ekstradimin nga Turqia për në Shqipëri të Ibrahim Licit.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka regjistruar procedimin penal nr. 1506, datë 26.10.2022, për kryerjen e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal, pas publikimit dhe shpërndarjes në disa media elektronike të një shkrese zyrtare të Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë pranë Prokurorisë së Përgjithshme dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, përmes së cilës është kërkuar përcjellja e dokumentacionit të nevojshëm me qëllim paraqitjen e kërkesës për ekstradimin nga Turqia për në Shqipëri të një shtetasi shqiptar.

Duke qenë se mbi shkresën e publikuar në media është konstatuar i shënuar numri hyrës i protokollit të regjistrit të Seksionit të Ekzekutimeve dhe Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, janë krijuar dyshime se ajo ishte fotografuar dhe më pas shpërndarë pas hyrjes në këtë institucion.

Në këto rrethana, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ka kryer me përparësi një sërë veprimesh hetimore, si këqyrje e pamjeve të nevojshme filmike, pyetje dhe ballafaqim i personave me dijeni për veprën penale, këqyrje e aparatëve celularë etj.

Si rezultat i hetimeve të deritanishme, janë grumbulluar të dhëna që tregojnë se shkresa e publikuar në media është fotografuar fillimisht nga shtetasja K.G., me detyrë sekretare në Seksionin e Ekzekutimeve dhe Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, e më pas kaluar nga aparati i saj celular, shpërndarë dhe publikuar në media.

Ndaj shtetases K.G., është marrë menjëherë masa e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës në prokurori, ndërkohë që po procedohet edhe penalisht për kryerjen e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal.

Gjithashtu, vijojnë hetimet për zbulimin dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në mbajtjen, shpërndarjen dhe publikimin e shkresës në fjalë dhe të të dhënave të tjera sekrete, me qëllim përcaktimin e plotë të faktit dhe të përgjegjësisë ligjore të secilit prej tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit