​Ekzekutohen pagat e tetorit, por pa shtesa

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.10.2022, 16:31

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka ekzekutuar sot pagat e muajit tetor për punonjësit e sektorit publik, por jo edhe shtesat prej 50 euro në muaj në kuadër pakos për përballje me inflacionin.

As me pagat e shtatorit nuk ishin ekzekutuar shtesat prej 50 eurosh, por ishte thënë se kjo do të ndahet me pagën e tetorit.

Po kështu shtesat për muajin tetor prej 100 euro nuk i morën me pagën e tetorit as punëtorët e ndërmarrjeve publike, sidomos ata të Telekomit të Kosovës.

Nga Ministria e Financave nuk janë përgjigjur, por mësohet se ende shtesat për këto kategori nuk kanë dalë.

Kryetari i Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, ka thënë se pagat për muajin tetor kanë dalë sot në llogaritë bankare, por pa shtesat prej 100 eurosh.

“Pagat për muajin tetor kanë dalë sot, ndërsa sa i përket shtesave prej 100 eurove, nuk kemi marrë këtë shumë të shtesave. Në periudha të mëhershme, shtesat i kemi marrë përmes aplikimit, këtë herë nuk kemi asnjë informatë se si do procedohen, për mes listave për punëtorë, apo me aplikim. Por, shtesat deri tash nuk i ka marrë askush nga punëtorët e Telekomit… Atë që mundemi me thënë, është e sigurt se shtesat nuk i kanë marrë askush nga punëtorët e Telekomit”, theksoi Balaj.

Në Ministrinë e Financave, nuk janë përgjigjur as për numrin e bizneseve që kanë aplikuar për subvencionimin e pagave për punëtorët e sektorit privat në kuadër të pakos së fundit për përballje me inflacionin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit