Motra e Lear Kurtit: S’e kam parë kurrë në ndonjë gjendje të keqe, ishte i zgjuar dhe lexonte shumë libra

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.10.2022, 13:00

Lear Kurti, është i riu i cili ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit në duart e policisë në rrethana ende të paqarta.

Ai nuk iu bind urdhërit të forcave të policisë për ndalim dhe më pas u shoqërua në komisariat me furgon, por që pak orë më vonë vdiq papritur.

I riu vdiq në duart e policisë, ndërsa deklaratat kontradiktore të AMP, Traumës dhe Prokurorisë e bëjnë të dyshimtë ngjarjen.

Sot në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti ka folur motra nga babai e Learti, e cila ndodhet jashtë vendit.

Silvi tregon shumë gjëra mbi jetën e vëllait dhe për marrëdhënien me babain që ka ndërruar jetë.

Si kanë qenë raportet e Learit me babain?

Më ka thënë që nuk kishte shumë raporte me të atin, por ishte babai i tij dhe e donte. Learin nuk e shikonte ditë për ditë. Leari jetonte me Fatmirin. Babai nuk jeton më.

Flisnit shpesh me babain në lidhje me Learin?

Jo aq shumë. Ne nuk kemi jetuar me babin. Kam jetuar kur isha shumë e vogël dhe nuk e mbaj mend.

Nuk e di. Familja ime më ka thënë që babi jot ka vdekur. Unë e kam lexuar në një gazetë që e kishte vrarë dikush. Nuk mund t’u them shumë gjëra për babin.

Ke folur me Learin për vdekjen e babait?

Çfarë të thanë shokët e Learit?

Më thanë që Leari ka humbur jetën.

Kur flisnit gjatë, çfarë shqetësimesh kishte Leari? Punonte?

Leari ishte shumë i zgjuar, lexonte shumë libra. Kishte gjetur një punë në Francë dhe do vinte në Francë.

Keni dijeni që kishte një problem ligjor?

Jo nuk kemi folur. Më tha që i kishte ofruar dikush punë në ndërtim jashtë Shqipërisë.

Ka qenë përdorues i lëndëve narkotike?

Unë nuk jetoja me Learin, e shihja vetëm në kamera. Nuk e kam parë kurrë në ndonjë gjendje të keqe siç janë njerëzit që marrin narkotikë.

Sa kohë ka që ka ndërruar jetë babai juaj?

Unë isha 16 vjeç, tani jam 27.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit