Pedagogët marrin hapin e radhës, të mërkurën në grevë urie nëse qeveria nuk rrit pagat

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 31.10.2022, 12:51

Pedagogët protestojnë prej javësh tashmë për rritjen e pagës së tyre dhe kërkesa të tjera, por qeveria ende nuk ka reaguar zyrtarisht për të plotësuar kushtet e tyre.

Ditën e sotme pedagogët kanë dhënë afatin e fundit për qeverinë. Ashtu siç kishin paralajmëruar, ata kanë njoftuar se të mërkurën në orën 16:00 do të nisin grevën e urisë.

Sot ata u mblodhën para Korpusit Universitar dhe i lanë qeverisë dy ditë kohë për plotësimin e kërkesave, ndryshe të mërkurën ata do të nisin grevën e urisë.

Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se ata nuk mund të vijojnë duke pritur, teka shtoi se të mërkurën nis greva e urisë nëse nuk ka reflektim.

“Lëvizja jonë universitare, lëvizje e pastër intelektuale e shpirtit të lirë. Nuk është e sponsorizuar as nga rublat ruse, lirat turke apo paratë e pista të oligarkisë shqiptare. Në këtë betejë e kemi filluar prej tre vitesh, por të specifikuar prej dy muajsh këtë peticion shoqëruar me 6 javë protesta.

Deri tani qeveria ka treguar që s’ka vesh për të dëgjuar kërkesat tona. Ajo ofron vetëm zgjidhje kozmetike dhe ato në trajtë printimesh dhe ofron intimidime që të heqim dorë. Në këto kushte pas një diskutimi me stafet është propozuar të kalohet në protestë në trajtën e grevës së urisë.

Dhe në këtë fazë mund të bëjë efekt. I kërkojmë një ‘po’ të madhe në këtë akt. Deri të mërkurën i lëmë kohë për zgjidhjen e kërkesave tona. Të mërkurën në orën 16:00 të jemi këtu përpara Universitetit Politeknik për grevë”, u shpreh Kovaçi.

Pedagogët kërkojnë nga ministria e Arsimit dhe qeveria rritjen me 30% të pagave këtë vit dhe 20% vitin që vjen, ndërkohë që kërkojnë më shumë financime sa i përket kërkimeve shkencore.

Kryeministri i është përgjigjur protestës së tyre dhe ka ofruar zgjidhjen e tij duke ofruar rritjen me 15% të pagave ku 8 % do mbulohej nga shteti dhe 7% nga universitetet, por kjo u refuzua nga ata.

Ndërkohë ditën e djeshme u bë e ditur se është arritur një marrëveshje me ministrinë në lidhje me disa nga kërkesat e tyre, por që mbetet ende e hapur dera e dialogut për rritjen e pagave, që është dhe një kusht, nga i cili pedagogët nuk heqin dorë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit