Dy fshatra me 4 banorë, Cërska e Madhe dhe e Vogël drejt shuarjes

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.10.2022, 22:36

Shumë fshatra të Kërçovës kanë mbetur me nga një, dy ose tre banorë! Shpërngulja masive nga fshati në qytet ose në mërgim ka sjellë zbrazjen e vendeve rurale. Këtë fat e kanë edhe Cërksa e Madhe dhe Cërksa e Vogël, fshatra të Komunës së Kërçovës. Dikur kanë pasur mbi 250 banor e sot kanë mbetur me nga një banor.

Ka pasur shkolla, posta e shtëpi kulturore e sot nuk ka shitore as për të blerë bukë.

Këto dy katunde janë 30 km larg qytetit të Kërçovës. Kanë mbetur shtëpi të vjetra me dyer të mbyllura, ndërsa tym duket të del vetëm nga dy oxhaqe, njëri në Cërskë të Madhe dhe tjetri në Cërskë të Vogël.

Në atë të madhen jeton vetëm Mira Miceska. Ajo dimrit jeton në qytet, ndërsa verën e kalon këtu e vetme, për shkak të natyrës dhe ajrit të pastër.

“Kushtet i kemi të gjitha i kemi por më shumë je vetëm, vijnë fëmijët në çdo dy tre ditë. Më mirë për të jetuar është në qytet por ajri këtu është më i mirë dhe është bukur, tha ajo për tv21”

Nga ana tjetër, në Cërskë të Vogël, jeton vetëm Goce Nedelkovski me motrën dhe vëllain. Merren me blegtori, kanë lopë për të cilat kujdesen, por thonë se nuk kanë llogari dhe e kanë ndermen t’i shesin dhe të ikin. Nëse kjo ndodh, fshati do të mbetej pa njeri. “Të të them të drejtën këtu për momentin, nëse i shes bagëtitë nuk kam llogari që të jetoj këtu, do të mbetet fshati i shkretë. Për t’u kthyer të rinjtë në fshat është vështirë nuk ka jetë këtu! Nuk kanë ku të punojnë, pa punë çfarë do të bësh, ja për shembull unë jam para pensionit tani, rregulloj dokumentet të blej stazh, t’i mbush 15 vite të marr pension, minimal, nëse jo do të mbes pa asgjë”- thotë Goce Nedelkovski.

Goce thotë se nuk kanë shitje as të viçave, ndërsa qumështin nuk e shesin sepse po ua blejnë për 12 denar dhe nuk kanë llogari. Ai thotë se nuk kanë as infrastrukturë të rregulluar sepse për 3 banorë askush nuk dëshiron të investojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit