Dy ditë para se të nis zbatimi i “masave qortuese”, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat, situata në veriun e Mitrovicë është e qetë. Qytetarët serb në përgjithësi po e kundërshtojnë ndërrimin e targave nga ato KM në RKS, derisa autoritetet e Kosovës janë të vendosura për të filluar zbatimin e vendimeve.
Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë rajonale në veriun e vendit, ka thënë të dielën për rtk se situata përgjithësisht është stabile.
Ndërkaq udhëheqësja e Qendrës për regjistrimin e automjeteve në Mitrovicë të Veriut, Ardita Ademi ka thënë se të hënën do të marrin informacionet e sakta për mënyrën se si do të veprohet nga 1 nëntor kur hyn në fuqi zbatimi i masës qortuese. Në këtë qendër nuk e dinë se çka nënkupton “masa ndëshkimore”.
Qeveria e Kosovës ka shkallëzuar vendimin për targat. Duke filluar nga 1 nëntor, deri më 21 nëntor masa do të jetë ajo e qortimit, pastaj nga 21 nëntori për dy muaj, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes, dhe më pastaj nga 21 janari do të ketë targa provuese për dy muaj të tjera, pas të cilës datë më 21 prill nuk mund të ketë më targa ilegale në qarkullim.
Ndryshe, mbrëmë Bashkimi Evropian nëpërmjet një komunikate për medie, shprehu zhgënjimin pasi Qeveria e Kosovës nuk dëgjoi këshillat e bllokut dhe të Shteteve të Bashkuara për zgjatjen e afatit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës, për 10 muaj.
Në reagimin e BE-së thuhet se Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht targat e vjetra “por procesi duhet të zhvillohet në mënyrën e dakorduar në dialog dhe të zbatohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konsultative”.
Pavarësisht kritikave që kanë ardhur dje dhe sot nga politikanë vendorë e ndërkombëtarë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka konsideruar të ligjshëm vendimin për targat ilegale në veri.
Ai thotë se vendimi është në përputhje të plotë me Marrëveshjen e Brukselit dhe në harmoni me qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare për rend e ligj.
“Qeveria miratoi zbatimin gradual të politikës për targat ilegale të shpallura në qershor, për të cilën partnerët tanë ndërkombëtarë konfirmojnë se është plotësisht në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Vendimi i zbatimit garanton sundimin e ligjit nga njëra anë, dhe paqen dhe sigurinë nga ana tjetër”, ka thënë Kurti.
Ndryshe, edhe zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se Shtetet e Bashkuara, krahas partnerëve ndërkombëtarë, kanë kërkuar që të zgjatet periudhën e zbatimit të regjimit të ri të targave për 10 muaj.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
I riu nga Tirana
Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
Vajza që gjeti Brajanin
Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
Erion Veliaj
I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
Aleks Visha
I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
Mjeku human
Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
Pasagjeri në urban
I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
17-vjeçari nga Vlora
Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
Gjimnazisti jo-servil
Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.