Primaret e Rithemelimit për Tiranën, Gert Bogdani shpall kandidaturën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.10.2022, 13:34

Pas zyrtarizmit të kandidaturës së Belind Këlliçit, të dielën zyrtarizoi pjesëmarrjen në garë Gert Bogdani, ish Deputet i PD.

Ky i fundit u shpreh se shpalli kandidaturën pasi ndjeu një thirrje për t’i prirë ndryshimit që ka nevojë ky qytet.

“Tirana quhet sot kryeqyteti i rinisë por të rinjtë e Tiranës nuk kanë ujë të lahen dhe nuk kanë mundësi të ndërtojnë një të ardhme sepse në Tiranë ndërtohet vetëm për oligarkët. Kur ndërtohet një shkollë kostot janë katër herë më të larta se BE sepse lekët vidhen. Ka ardhur koha që këto probleme të zgjidhen. Është koha për një model ndryshe. Tirana më shumë se kurrë ka nevojë për ndryshim. Prej kohësh kam dëgjuar thirrjen për t’i prirë ndryshimit. Kam gjetur thirrjen dhe mbështetjen për ta sjellë këtë ndryshim. Gjatë konsultimeve kam gjetur gatishmërinë për ta bërë të mundur këtë ndryshim. Kam punuar gjithmonë me integritet dhe përkushtim qoftë si deputet. Me energji dhe vizion në sjelljen e risive. Jo thjesht si qytetar nga një familje e vjetër e Tiranës por si një prind i ri që ka vendosur që të ardhmen e fëmijëve ta ndërtojë në këtë qytet. Kam marrë vendimin për të kandiduar për kryetar të bashkisë së Tiranës. Kam bindjen që Tirana ka mundësi të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo të pushtetarëve. Shpallja e kandidaturës në këtë proces primaresh, është zotimi im për të shërbyer me përkushtim dhe përulësi – për t’i prirë kthesës për ndryshim që Tirana kërkon dhe meriton si metropol i shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Për t’i prirë rimëkëmbjes së Tiranës, e cila do të vijë vetëm përmes një vizioni të qartë të bazuar mbi transparencë dhe një programi që në qendër ka dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit”, tha Bogdani.

Vlen të theksohet se fituesi i primareve në Tiranë do të jetë kandidati i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përballë kryebashkiakut aktual Erion Veliaj në garën e 14 majit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit