Andrea Sadiku ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve, aksidenti me motor e ka lënë në gjendje të rëndë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.10.2022, 13:02

Më datë 06.06.2022, në rrugën "Çukë-Konispol", shtetasi Andrea Sadiku vetëm 22 vjeç, duke drejtuar motorin, humbi kontrollin e mjetit, ndërsa u aksidentua në gjendje të rëndë. Pas ngjarjes, i riu u nis me helikopter nga Saranda drejt Tiranës. Nga ngjarja e rëndë e deri tani kanë kaluar thuajse 5 muaj dhe pranë redaksisë sonë ka shkruajtur bashkëshortja e të plagosurit. Kjo e fundit përmes JOQ kërkon ndihmën e të gjithëve që të bëhemi bashkë dhe të ndihmojmë Andrean të kryej një specializim më të mirë jashtë vendit, pasi sipas gruas së tij, në spitalet e vendit tonë prej 5 muajsh gjendja e 22 vjeçarit ka mbetur po e njëjtë, pa asnjë përmirësim. Gruaja e të plagosurit tregon për JOQ se Andrea ka bërë një operacion për tëmth në datë 19 shtator dhe më pas një operim në kokë në datë 26 tetor, por përsëri i burri i saj ndodhet rëndë me plagë të shumta në trup si pasojë e aksidentit.

Mesazhi i gruas së Andrea Sadikut, për JOQ Albania:

prsh me duhet ndihma jua kam burrin ne spital qe prej dates 6 qershor e derim tani qe po ju shkruaj. kerkoj ndiheme tuaj qe ta nxjerr jashte a mund ta shperndani si raste.kerkoj ta coj jashte per nje specjalizim me te mir se ketu u ben 5 muaj gatj dhe asnje shenje. kjo eshte bere ne daten 26 tetore pas operacionit ne kok.

kjo eshte epikriza e operacionit

kjo eshte nje jav 15 dite mbrapa aksidentit

ketu eshte data 19 shtator eshte bere operim per temthi te spitali universitar Nene Tereza

ka bere aksiden me motor te madhe rruges cukues -sarande. gjendja e tij ne keto momente eshte bere e till ka qen keshtu dhe u ka bere keshtu ju lutem

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit