10 orë mbledhje të Kryesisë së BDI-së, nuk u fol për lëvizje ministrash

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.10.2022, 09:32

Pas 10 orë debat, ka përfunduar mbledhja maraton e Bashkimit Demokratik për Integrim. Në përfundim të takimit ka folur zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani, ku tha se takim ka qenë konstruktiv dhe se është bërë një analizë e gjatë pune e ekzekutivit dhe shtoi se takimi i radhës do të jetë më 19 nëntor.

”U dakorduam që të vazhdojmë ta shterim debatin më 19 nëntor edhe me diskutuesit tjerë, kështu u përgjigj zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani pas mbledhjes 10 orëshe të Kryesisë së BDI-së në Reçicë të Vogël. Osmani tha se mbledhja u zhvillua kryesisht në atmosfere pozitive.

“Debati ishte konstruktiv, nuk u arrit që të shteret në të gjithë diskutantët ose diskutuesit për shkak se Kryesia e re ka rreth 34 anëtarë, kështu që mbledhja do të vazhdojë më 19 nëntor”, tha mes tjerash Osmani.

Ndërsa zëvendëskryeministri, Artan Grubi, tha se BDI-ja është një akademi politike duke mos dhënë detaje të tjera rreth takimit 10-orësh.

Në fund fare është deklaruar edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ku tha se gjatë mbledhjes janë analizuar raportet e ministrave, ku kanë qenë të përfshira të gjitha çështjet. Ai tha se janë caktuar tre anëtarë që do të bëjnë redaktimin e raportit dhe më 19 nëntor do të vijojë sërish debati për të gjitha fushat. Ahmeti tha se debati ka qenë në frymë konstruktiveve, sidomos projektet që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe ekonominë e shtetit. Ai shtoi se tani e tutje do të ketë debate të vazhdueshme në parti, si ky takim.

Ahmeti hodhi poshtë se gjatë mbledhjes është folur për ndryshime të ministrave apo për lëvizje të tyre, duke përmendur edhe njëherë pikat e rendit të ditës që janë diskutuar në këtë mbledhje maraton.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit