Shoqata e Transportit kërkon të subvencionohet për naftën: Nëse nuk ndodh, nga 1 nëntori do të reduktojmë shërbimin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.10.2022, 16:51

Nga 1 nëntori, operatorët e transportit në Tiranë do të ofrojnë shërbim të reduktuar.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës Kombëtare së Transportit Qytetës, Kostandin Foni.

Shoqata kërkon nga qeveria subvencionim, në të kundërtën thonë se rritja e çmimit të biletës është e vetmja mënyrë që të mund t’i ndihmojë që të mos ndërpresin shërbimin.

Kryetari i Shoqatës Kombëtare së Transportit Qytetës, Kostandin Foni:

Fillimisht, shoqata kërkon transparencë për shpërndarjen e dy fondeve për subvencionimin e naftës, atë të mars-prill-maj dhe të periudhës gusht-shtator-tetor, se sa para’ janë përdorur deri tani e nëse ka mbetur pa u përdorur i gjithë fondi, a është mundësia e shpërndarjes së tij?

Nëse nuk do të vijohet me subvencionimin e naftës nga qeveria, të paktën të vijohet me subvencionim e fondit të bashkisë për nëntor-dhjetor. Subvencioni i Bashkisë së Tiranës është për perfomancën e shërbimit e operatorit. Por edhe ky, është në vlera të papërfillshme për shkak të çmimit të lartë të karburanteve.

Problemi kryesor mbetet stabilizimi financiar i sektorit. Kompanitë e transportit nuk mund të qëndrojnë në varësi të subvencioneve. Vetë ne e kemi të pamundur të përballojmë blerjen e karburantit, në kushtet kur çmimi gati është dyfishuar. Nëse nuk do të vijohet me subvencionin, të plotësohet kërkesa për rritjen e çmimit të biletës në 80 lekë nga 40 lekë që është sot, si dhe të ulen taksat.

Për TVSH-në në shitje të biletave, kemi kërkuar të ulet deri 6%, të hiqet akciza e karburantit, taksa e qarkullimit që është demotivuese, si dhe rimbursimi i kategorive që përfitojnë udhëtim falas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit