Futbollistit më të pasur në botë i rrofshin paratë, tani luan në një vend me ish-sulmuesin e Partizanit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 29.10.2022, 12:42

Siç është bërë ne dije tashmë, futbollisti më i pasur në botë nuk është Messi apo Ronaldo, por Faiq Bolkiah. Ky i fundit në fakt pasurinë e tij nuk e ka fituar nga futbolli, por ka lindur me një pasuri të tillë.

Bolkiah është nipi i Sulltanit të Bruneit dhe pasuria e ish-lojtarit të Leicester llogaritet rreth 15 miliardë euro, shumë herë më e madhe se e emrave si Messi, Ronaldo apo Neymar.

Gjithsesi, pasuria e madhe e tij nuk e ka ndihmuar aspak të bëjë mirë në futboll dhe të luajë rregullisht në një nga 5 ligat e mëdha të Europës. Në fillimet e tij 24-vjeçari ka luajtur me ekipet e moshave të Leicester apo Chelsea.

Gjithsesi, ai nuk mundi të arrijë me asnjërën prej tyre në ekipin e parë dhe më pas u transferua në Portugali, ku luajti me Marítimo de Portugal. Por as atje ai nuk u ambientua dhe prej një viti e gjysmë është transferuar në Tajlandë.

Në këtë vend luan edhe ish-sulmuesi i Partizanit, Stenio Junior, megjithëse një ligë më poshtë. Faiq Bolkiah njihet vetëm se është futbollisti më i pasur dhe me këtë fakt u krenua edhe klubi i tij aktual Chonburi.

“Ne kemi firmosur me lojtarin më të pasur në botë”, shkruante klubi në momentin e prezantimit të 24-vjeçarit. Gjithsesi, në fushë nuk kishte asnjë avantazh për të riun. Ai as në Tajlandë nuk ka arritur të tregojë aftësitë e tij dhe dëmtimet e njëpasnjëshme i janë kthyer në makth.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit