Duket se suksesi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt në krijimin e pyllit orbital të Tiranës i ka rënë në sy edhe Emmanuel Macron. Presidenti francez qartazi xheloz për kronikat me mbellje pemësh të Vekiajt i ka shpallur atij një sfidë të hapur në nivel europian. Macron ka deklaruar se do të mbjellin për Francën 1 Miliard pemë. Por ky i fundit është distancuar dukshëm mbi lejet e ndërtimit të kullave dhe betonizimit të Francës, pasi është e vetmja pikë ku nuk e sfidon dot Veliajn.
“Franca do të mbjellë 1 miliard pemë ose 10% të sipërfaqes pyjore të vendit deri në vitin 2030 për të thithur karbonin dhe për të ruajtur biodiversitetin”,-u tha presidenti Emmanuel Macron zjarrfikësve në një fjalim gjatë ditës së djeshme.
Në Francë, flakët shkatërruan 72,000 hektarë pyje këtë verë, ose gjashtë herë më shumë se mesatarja e dhjetë viteve të fundit.
Në fjalën e tij, Macron falënderoi qindra zjarrfikës, pylltarë, përfaqësues të zgjedhur për sigurinë që patën rolin e tyre në luftimin e zjarreve që shkatërruan mijëra hektarë pyje këtë verë.
Në fjalimin e tij Macron njoftoi gjithashtu strategjinë e tij të re pyjore për vitin 2030, e cila synon të përforcojë burimet e departamenteve dhe ato ajrore.
Ndër masat e shpallura, Macron tha se shërbimet e departamentit të zjarrfikësve dhe shpëtimit do të marrin një buxhet vjetor prej 150 milionë eurosh.
Megjithëse kreu i shtetit të Francës vlerësoi projektin e pyjeve, ai paralajmëroi se për shkak të ndryshimeve klimatike, verat e ardhshme "mund të mos jenë aq të jashtëzakonshme" sa ajo e këtij viti.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
I riu nga Tirana
Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
Vajza që gjeti Brajanin
Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
Erion Veliaj
I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
Aleks Visha
I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
Mjeku human
Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
Pasagjeri në urban
I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
17-vjeçari nga Vlora
Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
Gjimnazisti jo-servil
Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.