Thellohet deficiti i skemës së pensioneve, 90 mijë të moshuar në emergjencë për kujdes

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.10.2022, 07:53

Shqipëria po kalon një tranzicion të fortë demografik që e ka zanafillën te masa e madhe e të moshuarve që po krijohet nga bumi i lindjeve në vitet 1990.

Sipas Monitor, Rënia e lindjeve dhe emigracioni më i lartë në tre dekadat e fundit po kthehet në problem për arkën e pensioneve, pasi potencialet e fuqisë punëtore nuk e përballojnë masën e të moshuarve që po krijohet. Në vitin 2021, deficiti i skemës së pensioneve, pjesa që u financua nga buxheti i shtetit, që nuk u mbulua dot nga sigurimet, arriti në 53 miliardë lekë një rekord historik.

Deficiti i skemës së pensioneve u rrit me mbi 230% në raport me vitin 2000, sipas të dhënave nga Ministria e Financave. Edhe ndërhyrjet në skemën e pensioneve në vitin 2015, të cilat morën në konsideratë rënien e popullsisë, nuk e frenuan deficitin.

Në 6-mujorin e parë të vitit 2021 në Shqipëri numërohen 673 mijë pensionistë, shifër kjo 25% më e lartë se në vitin 2012. Në vitin 2021 kishte 1.1 kontribuues për një përfitues, raporti është shumë i ulët për qëndrueshmërinë e skemës në afat të gjatë.

Njësia e Kombeve të Bashkuara, për çështjet e punësimit (ILO) në një studim të posaçëm njoftoi se, popullsia e Shqipërisë po plaket me shpejtësi dhe aktualisht rreth 91 mijë persona mbi 65 vjeç kanë nevojë për kujdes social afatgjatë.

Por, njëkohësisht infrastruktura e Shqipërisë për moshat e vjetra ende nuk është ngritur qoftë edhe teorikisht, ndaj moshat e treta në pamundësi nuk gëzojnë kujdes social për të pleqëruar me dinjitet. Në vitin 2020, një në 6.8 persona ishte mbi 65 vjeç. Vlerësohet se një në 3.8 persona do të jetë 65 vjeç e lart deri në vitin 2050.

Të dhënat demografike tregojnë se, popullsia shqiptare po plaket me shpejtësi. Ndërmjet viteve 1990 dhe 2020, popullsia mbi 65 vjeç është rritur nga 180 mijë në 420 mijë dhe duke zënë rreth 15% të totalit të popullsisë më 2021 nga 5.5% më 1990.

Në të ardhmen, popullsia mbi moshën 65 vjeç e lart do të rritet në 623 mijë persona dhe pjesa e saj në totalin e popullsisë do të rritet në 26.4% deri në vitin 2050. Kombet e Bashkuara thonë se së paku 90.9 mijë persona të moshës 65 vjeç e lart vlerësohet se kishin nevojë për kujdes afatgjatë që në vitin 2020.

Numri i të moshuarve që kanë nevojë për kujdes afatgjatë do të rritet me shpejtësi në mbi 161 mijë deri në vitin 2050.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit