Mbi 500 nxënës të Vizbegut do të mbesin pa transport publik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.10.2022, 22:16

Rreth 500 nxënës të lagjes Vizbeg të Shkupit, në mungesë të shkollës janë të detyruar që të ndjekin mësimin në shkolla të ndryshme të komunave të Shkupit, si Butel, Çair dhe Shuto Orizarë. Së shpejti këta nxënës mund të mbeten pa transport për në shkollë.

Kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu në një konferencëw për media ndër tjerat tha se kryetari aktual i komunës se Butelit nuk i përmbahet kontratës që gjysma e pagesës së transportit të bëhet nga komuna e Butelit.

“Javën e fundit jemi nën presion të vazhdueshëm nga kompania e transportit publik dhe kanë të drejtë, të cilët kërkojnë nga ne që të paguajmë transportin e fëmijëve nga rrethi i Vizbegut komunës së Butelit, me të cilën komunë kemi nënshkruar marrëveshje. Një vit më parë që ne e publikuam në të gjitha mediumet dhe ishte hera e parë që ndamë bashkërisht shpenzimet e transportit për ata nxënës, por komuna e Butelit nuk iu përmbajt kësaj marrëveshjeje dhe nuk i bëri asnjë pagesë kompanisë në fjalë, kështu që shkaku i lutjeve të vazhdueshme nga ana jonë për kompaninë e transportit publik nuk e kanë ndalur transportin, por kulmi ka arritur kështu që nga e hëna, nxënësit e lagjes Vizbeg që mësojnë në shkollat e Çairit nuk do të kenë transport” tha Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit, raporton KlanMakedonia.

Ndërsa Kryetari i Komunës së Butelit Darko Kostovski tha se e ka lutur kryetarin Ganiu që ta zgjedhin problemin me nxënësit e Vizbegut por deri më tani s’ka pasur asnjë përgjigje. Ai shtoi se Buteli paguan 200 mijë denarë për 200 nxënës nga Çairi që mësojnë në shkollat e Butelit.

“Nuk e kam të qartë pse behet politike me një grupi te caktuar qytetarësh ose më mirë thëne nxënësish dhe nuk pres që nga zotëri Visar Ganiu të bëjë politikë nga e gjithë kjo, nëse është kështu, pse ka nënshkruar marrëveshje një viti më parë me Velimir Smilevskin ku një pjesë e harxhimeve praktikisht fëmijëve që shkojnë në shkollë në komunën e Çairit e paguan komuna e Çairit dhe një pjesë tjetër komuna e Butelit. pse duhet të ishte kështu atëherë dhe nuk është kështu, ka një numër të mirë fëmijësh që janë nga komuna e Çairit dhe nuk i përkasin rajonit të komunës së Butelit, por për hir te vullnetit tonë të mirë ata mësojnë në shkollat fillore që janë në komunën e Butelit, dhe për ata fëmijë ne si komunë paguajmë transportin, në këtë rast a duhet të përgjigjem edhe unë si ai se janë përgjegjësi e tij” – deklaroi Darko Kostovski, kryetar i komunës së Butelit.

Në nëntor të vitit të kaluar, për një numër të nxënësve të Vizbegut përkohësisht u sigurua transport publik, pas protestave disa ditore të banorëve të kësaj lagjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit