“Hajde këtu bir k**ve”/ Marokeni i ngacmoi të fejuarën, dalin pamjet e vrasjes së tij nga shqiptari Aldo

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.10.2022, 21:29

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar pak ditë më parë pasi akuzohet për vrasjen e një 45-vjeçari maroken. Shqiptari i identifikuar si “Aldo” ka qëlluar dy herë me armë zjarri ndaj marokenit Abderrahim El Kharmoudi pasi ky i fundit i kishte ngacmuar të fejuarën.

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e ngjarjes e cila ka ndodhur nga ora 22:45 deri në 23:28. Marokeni Abderrahim El Kharmoudi është vrarë mbrëmjen e së dielës jashtë një lokali në Cornaredo, Agori pas një sherri me të fejuarën e shqiptarit.

Në orën 23:30, policët morën një telefonatë që sinjalizonte 3 të shtëna me armë zjarri jashtë një lokali në sheshin Liberta. Kur policia mbërriti në vendngjarje pa lokalin të mbyllur megjithëse zakonisht është i hapur deri në orët e vona të natës dhe nuk gjetën as të plagosur e as sulmues.

Por 500 metra larg lokalit, në via Varese, ishte një Volkswagen Polo i bardhë me 45-vjeçarin maroken që po vdiste me një çelës në dorë. Falë dëshmive të qytetarëve dhe kamerave të sigurisë policët arritën të kuptonin se çfarë kishte ndodhur pasi marokeni iu vdiq në duar.

Kontakti i parë mes Abderrahim El Kharmoudi, shqiptarit Aldo dhe të fejuarës së tij ndodh në orën 22.45, kur nisin përplasjet e para. Pas disa fjalëve dhe disa kërcënimeve, 45-vjeçari i afrohet disa herë të fejuarës së shqiptarit e cila mbrohet nga tre të rinj të tjerë të pranishëm në lokal. Ai i bërtet asaj, ngre duart si për ta goditur me shuplakë dhe më pas godet një kosh plehrash përpara se të dalë nga lokali.

Por teksa del ai qëllohet dy herë me plumba nga 21-vjeçari shqiptar. Sipas mediave dikush që me gjasë është 21-vjeçari shqiptar bërtet: “Hajde këtu bir k*rve, ku shkon”. Disa prej dëshmitarëve thonë po ashtu se e dëgjuan të thoshte: “Kështu mëson të respektosh femrat”.

Pas kësaj 45-vjeçari maroken hipën në makinë, bën pak metra e më pas bie pa ndjenja në sedilje, ndërsa dy të fejuarit rikthehen në shtëpi. Prej andej dalin disa orë më pas dhe largohen me një makinë që drejtohej nga një i afërm i Aldos.

Sipas policisë italiane, të njëjtën natë u arratisën drejt Brukselit, duke kaluar nga Zvicra. Por duket se arratia e tyre e shkurtër mbaroi pasditen e mërkurës, kur Aldo u paraqit në polici.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit