Ibra gati për rikthimin: Kalova vuajtjet më të mëdha, por nuk tërhiqem sa të jem në nivele të tilla

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 28.10.2022, 12:30

Zlatan Ibrahimovic është shumë pranë rikuperimit total të gjurit të tij, që i shkaktoi probleme të mëdha në sezonin e shkuar, teksa rikthimi i tij është një vlerë e madhe e shtuar për Milanin.

Suedezi tashmë është 41 vjeç, por kjo nuk e shtyn aspak të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Në një intervistë për mediet italiane ai shprehet se përderisa është në këto nivele, do të vazhdojë të luajë.

“Fillimisht dua të jem i shëndetshëm dhe për sa kohë të jem në këto nivele, do të vazhdoj të luaj për të parë sesa larg mund të shkoj. Për sa kohë që mund të jem rezultativ, do të vazhdoj të luaj.

Ditën kur do ta ndiej veten se po ngadalësoj, dua njerëz të sinqertë përreth që të më tregojnë atë që shohin, në mënyrë që unë të jem sa më realist për veten. Mendoj se për momentin jam mirë dhe dua të vazhdoj të shtyj”, tregoi fillimisht Zlatan.

Më pas ai tregon edhe vuajtjet e dëmtimit në gju, që i mblidhte ujë thuajse çdo javë dhe i shkaktonte dhimbje pafund. “Kam zbrazur gjurin një herë në javë për gjashtë muaj.

Gjithashtu kam marrë ilaçe kundër dhimbjes për gjashtë muaj. Për një kohë të gjatë mezi kam fjetur nga dhimbjet. Nuk kam vuajtur asnjëherë kaq shumë brenda dhe jashtë fushës”, tha Ibra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit