Për të marrë paratë e sigurimit hodhi gruan shtatzënë nga shkëmbi 300 m i lartë, burg përjetë për 40-vjeçarin në Turqi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.10.2022, 12:32

Nja tragjedi u regjistrua në vitin 2018 në provincën Mugl, në juglindje të Turqisë, ku një shtetas turk shtyu gruan shtatzënë nga një shkëmb pasi ata bënë një selfie, dhe për pasojë gruaja humbi jetën.

Pas 4 vitesh tragjedi, Hakan Aysal, 40-vjeçari që shtyu gruan e tij dhe e hodhi nga shkëmbi për të fituar sigurimin e jetës është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim të përjetshëm.

Në kohën kur ndodhi ngjarja, u cilësua si aksident tragjik dhe sipas dëshmisë së 40-vjeçarit në polici, gruaja e tij kishte humbur ekuilibrin dhe kishte rrëshqitur.

Kur doli para Gjykatës, Hakan pretendoi përmes avokatit të tij se kishte probleme të shëndetit mendor, por gjykata ia rrëzoi këtë version duke qenë se u ishte nënshtruar më herët të gjitha testeve.

Aysal e afroi gruan e tij, Semra, 32 vjeçe dhe shtatë muajshe shtatzënë pranë një shkëmbi të lartë 1000 metra në Luginën e Butterfly, 10 milje në jug të Fethiye, Turqi, në qershor 2018, me pretendimin se do të bënte një foto-selfie. Por, ai e shtyu dhe e hodhi nga shkëmbi.

Dëshmitari Sait Erturk, një shofer kalimtar në momentin e tragjedisë, tha se kishte zbritur nga mjeti në momentin që Aysal ia kishte bërë me dorë dhe e kishte ndihmuar të kërkonte trupin e gruas, por nuk kishte parë të njëjtin shqetësim nga ana e vetë Aysal.

"Unë isha duke ecur me makinë atje dhe kur pashë se dikush po më bënte me dorë, ndalova. Hakan erdhi dhe tha se gruaja e tij kishte rënë nga shkëmbi. Ne dolëm menjëherë dhe filluam ta kërkonim, por nuk mund ta shihnim se ku kishte rënë ajo. Ne u përpoqëm t'i afroheshim skajit për një pamje më të mirë. Hakan nuk erdhi me ne atje poshtë. Aty qëndruam derisa erdhi xhandarmëria. Hakan ishte shumë i qetë. Ai nuk po sillej si një burrë, gruaja e të cilit sapo kishte rënë nga një shkëmb,"- tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit