Vdekja e Lear Kurtit në duart e policisë/ “Mos e paç kurrë fatin e jetimit shqiptar, saga fundore e një vuajtjeje pa kthim”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.10.2022, 09:42

Lear Kurti, është i riu i cili ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit në duart e policisë në rrethana ende të paqarta.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Jetimëve Shqiptare, Ilir Çumani.

Çumani ka treguar jetën e vështirë të 32-vjeçarit, i rritur pa baba, dhe të nënës së tij.

"Po kush ishte i riu Lear Kurti që tashmë ka zënë vend aq bujshëm në faqet e para të kronikave të zeza në mediat dhe portalet shqiptare dhe atyre të huaja…!?

Metaforikisht, në pamje të parë, ai ishte një i ri 32 vjeçar krej i zakonshëm, vërsnik me moshën adulte të “demokracisë” 32 vjeçare të një Shqipërie të lodhur, të rraskapitur prej një tranzicioni të gjatë e të mundimshëm, të dhimbshëm e të pashpresë, të molepsur nga shumë fenomene e plagë sociale, shkaktuar prej krimit dhe drogës, korrupsionit administrativ dhe shtetëror…

Leari jetoi jetën e tij të shkurtër në një Shqipëri e cila, për fat të keq, nuk e njohu kurrë si qytetarin e saj, nuk i dha kurrë një mundësi të vetme për tu ndjerë me shanse të barabarta mes bashkëmoshatarësh, ngase gjithmonë, së bashku me nënën e tij e ndjente veten të përjashtuar nga e gjithë jeta sociale, ekonomike e shoqërore e vendit.

Në fakt, Lear Kurti nuk ishte një fëmijë krej i zakonshëm. Prej vuajtjeve dhe vështirësive të jetës, nga një fëmijë pa fëmijëri, ai u rrit shpejt dhe u bë burrë para kohe.

Përmes zgjuarsisë që e kishte të lindur, ambicieve dhe veçorive të tij dalluese u bë një i ri i mirëshkolluar, i aftësuar për jetën, për të ardhmen. Zotëronte disa gjuhë të huaja dhe kishte pasion heroglifet dhe disa profesione që i kishte për zemër.

Ishte një i ri me shumë imagjinatë, me pasione e dëshira për jetën, por mjerisht edhe me ëndrra të vrara, të parealizuara kurrë, ngase jetoi në një Shqipëri që nuk i dha asnjëherë të vetme mundësinë që të jetonte një fëmijëri normale, si çdo fëmijë normal dhe i pafajshëm i kësaj bote.

Ai ishte bir i vetëm, i rritur me shumë vuajtje e mundime, me halle e sakrifica të mëdha, herë i ngrënë dhe herë i pangrënë, pa baba që në lindje….

U rrit mes dhimbjesh e lotësh nga një nënë e vetme, e rritur edhe ajo jetime në Shtëpinë e Fëmijës që nuk e njohu kurrë familjen e saj, pa e ditur kurrë se cilët ishin ata që e sollën në jetë. Lindi me një emër mjaft të bukur e shpresëplotë, por që jeta nuk e përkëdheli Fatmirën në fatin e saj tragjik…

Ah moj Fatmira, ti, shoqja ime e fëmijërisë, ti, vajza rëngëmadhe e qeshur dhe çapkëne që e shpërfille sa e sa herë fatin tënd prej jetimeje, me atë humorin e shpenguar dhe optimizmin tënd brilant…..

Sot, e kam të vështirë të shkruaj në këto radhë eulogjinë për Birin tënd të vetëm… Laeri ishte e vetmja arsye që të jepte një copëz buzëqeshje dhe të motivonte ekzistencën tënde në këtë jetë.

Ti, që mbaje gjallë krenarinë dhe dinjitetin tënd në çdo situatë të vështirë që të solli kjo jetë rrenacake, sot, nuk mundesh të bësh qoftë edhe një grimasë që të shprehësh dhimbjen proverbiale, më të madhen dhimbje legjitime që e ndjejnë vetëm nënat në të njëjtën rrethanë në të cilën ndodhesh…

Nuk mundesh as të belbëzosh qoftë edhe një gjysmë fjale mes ofshamave dhe piskamave të dhimbjes që e mban të kapluar të gjithë qenien tënde, sepse edhe shkëlqimi i bukur i syve të është venitur duke u shuar dalëngadalë…

E, tek dëgjon të flitet për kalvarin e mundimeve dhe sagën fundore të dhimbjes së kësaj gruaje të fortë, kupton se vuajtja e dinjitetshme e Fatmirës vjen si një leksion morali për të gjithë ne, indiferentët kronikë që shohim çdo ditë para syve tanë dramën njerëzore kolektive, pasqyra ku e gjithë shoqëria mund të shohë veten e saj….

Kishe të drejtë Fatmira kur shpeshherë dëgjoja të përsëritje me gojën tënde thënien e moçme: “…Jetimi s’ka fat…!!!”.

Ndërsa unë, sot do të shtoja:

“Mos e paç kurrë fatin e jetimit shqiptar…!”, shkruan Ilir Çumani.

.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit