Pafytyrësia e qeverisë, 110 milionë për strukturën policore që do mbajë emrin “Jonada”

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 27.10.2022, 12:45

Si zakonisht, duhet të sakrifikohen njerëz që qeveria jonë të kujtohet se duhet të mbrojë qytetarët e vet. Sot ministri i Brendshëm Bledi Çuçi konfirmoi deklaratat e mëparshme të kryeministrit Edi Rama se shteti shqiptar do të ngrejë një strukturë të veçantë për monitorimin e mjeteve lundruese në bregdet me emrin e 7-vjeçares Jonada Avdia, që humbi jetën pas tragjedisë në Himarë.

Jemi ngopur me pafytyrësi të atyre që drejtojnë vendin tonë, por nuk po shohim asnjë sinjal se një ditë ato do të mbarojnë. Emri që kryeministri ka zgjedhur për këtë strukturë përbën edhe pafytyrësinë më të madhe dhe një lojë të ndyrë, që kërkon të zbehë gjithë mëkatet e bëra nga policia në bregdet, prej neglizhencës të së cilës humbin jetën disa persona çdo vit.

Gjatë raportimit të zërave në projektbuxhetin për vitin 2023 për Ministrinë e Brendshme, Çuçi tha se janë 110 milionë lekë që janë parashikuar për blerjen e mjeteve lundruese.

T’i vësh emrin e 7 vjeçares kësaj strukture policore është të luash me ndjenjat e të afërmve të vogëlushes, por edhe me të gjithë shqiptarët, që u rrëqethet lëkura sa herë e dëgjojnë atë emër, pasi u kujtohet ajo ngjarje makabër e bërë nga një komisar policie në detyre, pikërisht Arjan Tase.

“I kam kërkuar ministrit të krijojmë një njësi speciale policore që do ta quajmë “Jonada” dhe do të jetë vitin e ardhshëm aktive në monitorimin e plazhit nga uji, toka dhe ajri, me drone dhe mjete të motorizuara.

Duke mos ju rënë në qafë për inerci të gjithë atyre që vizitojnë Shqipërinë nëpërmjet ujërave territoriale dhe s’kanë asnjë arsye për të parë policë me sy, për sa kohë nuk kërcënojnë asgjë. Këto halle me mjetet në ujë dhe aksidentet në ujë e kanë dhe vendet që kanë shumë vite eksperiencë në kurriz.

Por dua të ngre një pyetje që mendoj se është shumë e rëndësishme. Në cilin vend zhvillimi nuk ka sjellë edhe aksidente”, pati thënë Rama në konferencën për mediat nga Ministria e Brendshme, ku prezantoi drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Si ndodhi ngjarja e rëndë – Më 3 gusht 2022 komisari i Policisë, Arjan Tase përplasi në plazhi e Potamit për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdiu. Ish-efektivi futi gomonen në hapësirën e rrethuar për pushuesit me bova plastike.

Ai kreu manovrime të rrezikshme dhe 15 metra larg bregut goditi me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonada Avdiun duke i shkaktuar plagë të rënda, që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës. Tase u arrestua dhe akuzohet për vrasje të kryer nga pakujdesia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit