Sarrazin: Kosova ka të drejtë për targat, por nuk duam trazira

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.10.2022, 09:11

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin i tha se Kosova duhet të jetë parimore, por edhe të tregojë fleksibilitet në çështjen e targave.

Sarrazin tha se Kosova ka të drejtë në çështjen e targave, por ajo nuk duhet që të ndërmarrë veprime që shkaktojnë trazirë.

Ai theksoi se është në interes të të gjithëve që fundi i muajit të mos përfundojë më incidente ose me probleme, pak dite përpara nisjes së Samitit të Procesit te Berlinit.

Samiti pritet që të zhvillohet më 3 nëntor në Berlin me mikpritës kancelarin Scholz dhe pritet që të nënshkruhen një numër marrëveshjesh për lehtësim të bashkëpunimit në rajon.

Gjermani shtoi se vendi i tij është avokuesi më i madh për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe se po punon me partnerët evropianë për të përmbyllur këtë proces.

Manuel Sarrazin për RTV 21 e konfirmoi ekzistimin e propozimit gjermano-francez për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe e cilësoi atë si një dokument të rëndësishëm dhe të dobishëm.

Gjatë ditës së djeshme, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u ka bërë sërish thirrje autoriteteve në Prishtinë, që të pranojnë kërkesën për të shtyrë për 10 muaj afatin për targat.

Escobar tha se shpreson që autoritetet kosovarë ta shtyjnë me 10 muaj zbatimin e urdhrit për targat e makinave të banorëve serbë në veri të Kosovës.

“Do të shpresoja që ata të reagonin pozitivisht ndaj kërkesës jo vetëm të Shteteve të Bashkuara, por edhe të pjesës tjetër të QUINT-it, të Bashkimit Evropian dhe të përfaqësuesit special, Mirosllav Lajçak”, tha Escobar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit