Përkeqësohet korrupsioni në Shqipëri/ Situata sa vjen e bëhet më keq

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.10.2022, 08:45

Situata në Shqipëri sa vjen e përkeqësohet… Është pak a shumë ky konkluzioni i dalë nga organizata Indeksi i WorldJusticeProject e shoqërisë civile që analizon ecurinë e 140 shteteve përsa i përket aspekteve ligjore e të së drejtës.

Shqipëria renditet në vend të 87 nga 140 vende duke pësuar një rënie me 3 vende krahasuar me vitin e kaluar përsa i përket disa variablave.

8 FAKTORËT e INDEKSIT

1.Kufizimi në kompetencat e qeverisë (deri në ç’pikë kufizohen zyrtarët për të mbajtur përgjegjësi përpara ligjit, liria e shtypit)

2022- Në vend të 105 nga 140 shtete

2021- Në vend të 109 (ngritje me 5 vende në listë)

2. Mungesa e korrupsionit (ryshfeti, ndikimi i papërshtatshëm nga interesi publik dhe privat dhe shpërdorimi i fondeve publike)

2022- Në vend të 107

2021- Në vend të 105 (rënie me 2 vende në listë)

3. Qeveria e hapur është treguesi i tretë (sa transparente është qeveria, në ç’pikë fuqizon njerëzit me mjete për ta vënë qeverinë para përgjegjësisë)

2022- Në vend të 84

2021- Në vend të 82 (rënie me 2 vende në listë)

4. Të drejtat themelore (sa i respekton shteti të drejtat sipas ligjeve kombëtare dhe konventave ndërkombëtare të njerëzve të tij)

2022- Në vend të 63

2021- Në vend të 62 (rënie me 1 vend në listë)

5. Rendi dhe siguria (sa shoqëria garanton sigurinë e njeriut dhe të pronës)

2022- Në vend të 50

2021- Në vend të 47 (rënie me 3 vende në listë)

6. Zbatimi i rregulloreve (ndalet në masën në të cilën rregulloret zbatohen në mënyrë të drejtë dhe efektive)

2022- Në vend të 112

2021- Në vend të 107 (rënie me 5 vende në listë)

7. Drejtësia civile (nëse njerëzit e zakonshëm mund t’i zgjidhin ankesat e tyre në mënyrë paqësore dhe në mënyrë efektive nëpërmjet sistemit të drejtësisë civile)

2022- Në vend të 98

2021- Në vend të 92 (rënie me 6 vende në listë)

8. Treguesi i të drejtës kriminale (skanim i efwktivitetit të sistemit të drejtësisë: Policia, avokatët, prokurorët, gjyqtarët apo policia e burgjeve; sa garant për dënimin e veprave penale)

2022- Në vend të 81

2021- Në vend të 80 (rënie me 1 vend në listë)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit