Tensionet Greqi-Turqi, mund të përshkallëzohet dhe mund të nxisë fillimin e një lufte

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.10.2022, 08:02

Analistët thonë se Turqia dhe Greqia kanë një histori të gjatë dhe tensionet mes tyre po përshkallëzohen për shkak të një numri mosmarrëveshjesh territoriale. Por, kjo do të vihet në provë me afrimin e zgjedhjeve greke dhe turke, ku të dy udhëheqësit pritet të shfrytëzojnë ndjenjat nacionaliste në fushatë.

Ushtria turke po zhvillon stërvitjet e saj të përvitshme ushtarake jo shumë larg ishujve fqinjë grekë.

Greqia vazhdon të modernizojë ushtrinë, duke mbyllur hendekun me rivalin e saj turk, ndërsa tensionet dypalëshe po rriten për shkak të një numri mosmarrëveshjesh territoriale në detin Egje dhe në Mesdhe.

“Marrëdhëniet aktuale greko-turke në nivel zyrtar, janë jashtëzakonisht të tensionuara, për shkak të ndryshimit të ekuilibrit në Mesdheun Lindor dhe politikës së brendshme të Turqisë, e cila sheh një shkallë të caktuar interesi për të demonstruar një politikë të jashtme nacionaliste të njëanshme”, thotë analistja Senem Aydin-Duzgut nga Universiteti Sabanci.

Duke iu drejtuar mbështetësve në një tubim së fundmi, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se forcat turke mund të hyjnë një natë në ishujt grekë, të cilët Ankaraja ka thënë se duhet të çmilitarizohen.

Ndërkohë, ministri i jashtëm grek Nikos Dendias e krahasoi Turqinë me Rusinë gjatë një vizite të fundit në Ukrainë.

Komentet gjithnjë e më të tensionuara nga të dyja palët, pasojnë inkursionet me avionë luftarakë nga të dyja vendet, të cilat po bëhen një dukuri e rregullt.

“Nëse aeroplanët, anijet detare, ose tanket turke në kufi sulmohen, Turqia do të duhet të hakmerret. Por kjo hakmarrje mund të përshkallëzohet, dhe mund të nxisë fillimin e një lufte të cilën nuk mund ta përfundoni”, thotë këshilltari presidencial turk, Mesut Casin.

Por tensionet dhe kërcënimet mes dy anëtarëve të NATO-s nuk janë zhvillime të reja. Të dy palët po mbajnë kontakte dhe së fundmi ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar ftoi homologun e tij grek Nikolaos Panagiotopoulos për vizitë në Turqi.

Vëzhguesit thonë se të dyja vendet janë të afta t’i menaxhojnë tensionet.

“Ka patur aksidente, hapa të gabuar, të cilët fatmirësisht, nuk kanë rezultuar në një konfrontim më të gjerë. Të dyja palët kanë mekanizmat dhe njohuritë për t’u përballur me aksidentet. Nëse nuk ka vullnet politik nga njëra, apo tjetra palë për ta përshkallëzuar çështjen në nivelin e luftës, nuk shoh asnjë mundësi për një aksident”, thotë analisti Serhat Guvenc nga Universiteti Kadir Has.

Por zgjedhjet pritet ta komplikojnë situatën më tej, sepse dy udhëheqësit po përballen me sfida të vështira lidhur me zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Është shumë domethënëse, që si në Turqi, ashtu edhe në Greqi do të ketë zgjedhje vitin e ardhshëm. Ato po afrohen dhe dy udhëheqësit pothuajse po përgatisin publikun për një kauzë të mundshme nacionaliste, ose një konfrontim, madje edhe një përballje”, thotë analistja Asli Aydintasbas nga Instituti Brookings.

Turqia dhe Greqia kanë dekada përvojë në menaxhimin e tensioneve dypalëshe. Por kjo do të vihet në provë, ndërsa të dy vendet shkojnë drejt zgjedhjeve/VOA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit