The Telegraph: Në rritje numri i emigrantëve shqiptarë që vijnë me gomone në Angli

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.10.2022, 07:21

Rreth 12,000 shqiptarë kanë hyrë këtë vit në Mbretërinë e Bashkuar me gomone krahasuar me vitin e kaluar ku kanë kaluar një shifër prej 800 personash. Zyra e Emigracionit paralajmëron se bandat kanë fituar terren në Francë.

“Numri i njerëzve nga vendi i Evropës Lindore që kaluan Kanalin në vitin 2020 ishte 50, por kjo u rrit ndjeshëm në dy vitet në vijim”,-tha të mërkurën Komiteti i Punëve të Brendshme.

Nga 12,000 shqiptarë, 10,000 janë burra të rinj.

Dan O'Mahoney, komandanti i Kërcënimeve të Kanalit Klandestin në Zyrën e Emigracionit, tha se bandat nga Shqipëria kanë hedhur rrënjë në Francën veriore dhe po fitojnë para duke ndihmuar njerëzit të kalojnë në MB.

Z. O'Mahoney i tha komitetit: "Rritja ka qenë eksponenciale. Mendojmë se kjo vjeb kryesisht për faktin se bandat kriminale shqiptare kanë futur këmbët në veri të Francës dhe kanë filluar të lehtësojnë procedurat për një numër të madh emigrantësh. Brenda këtij grupi ka padyshim njerëz që kanë nevojë për ndihmën tonë. Por ka edhe një numër të madh që po e luajnë qëllimisht sistemin.”

Ai shtoi: “Ka një sasi të madhe kriminaliteti të organizuar shumë të dëmshëm në MB të kryer nga bandat kriminale shqiptare. Çfarëdo lloj kriminaliteti që mund të mendoni është lloji më i rëndë, ka banda kriminale shqiptare që dominojnë në ato tregje qofshin kontrabandë droge, trafik njerëzish, armë, prostitucion”.

Deri më tani këtë vit, 38,000 njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me 936 gomon. Duke diskutuar shifrat e vitit 2021 për kalimet nga Kanali, komiteti dëgjoi se vetëm katër për qind e kërkesave për azil të bëra janë përpunuar.

Tim Loughton, deputet konservator për East Worthing dhe Shoreham, tha gjatë takimit: "Një numër i madh njerëzish ende nuk e dinë nëse pretendimet e tyre për azil do të jenë të suksesshme apo jo dhe po jetojnë në MB me shpenzimet e taksapaguesve".

Kjo vjen pasi një nga gjeneralët më të lartë të Britanisë, i cili luftoi në luftën afgane, u emërua për të trajtuar rritjen e emigrantëve shqiptarë.

Gjenerali Stuart Skeates, i cili gjithashtu shërbeu në luftën e Gjirit dhe në luftën e Bosnjës, u shpall këtë javë si koordinator i posaçëm i qeverisë për migracionin e paligjshëm shqiptar.

Ai pritet të punojë me qeverinë shqiptare për të ndihmuar në trajtimin e bandave të trafikimit pas rritjes së shifrave.

Britania ka nënshkruar një marrëveshje me shtetin ballkanik për të përshpejtuar dëbimet e kriminelëve të huaj dhe për oficerët e policisë shqiptare që do të vendosen në Dover për të ndihmuar në kryerjen e kontrolleve të identitetit dhe kriminalitetit të emigrantëve të Kanalin e Doverit, shkruan The Telegraph.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit