23-vjeçari iu hyri brenda dhe tentoi t’u vidhte kanabisin, të rinjtë shqiptarë e dhunojnë për vdekje me shkopinj dhe tulla

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.10.2022, 23:35

Më 28 janar të vitit 2021, në Cardiff u vra 23-vjeçari Tomasz Waga. Për vrasjen e 23-vjeçarit dhe dhunimin e shokut të tij Carl Davies janë akuzuar dhe arrestuar disa të rinj shqiptarë. Josif Nushi, Mihal Dhana, Gledis Mehalla, Mario Qato dhe Hysland Aliaj mohojnë vrasjen.

Së fundmi është zbuluar se 23-vjeçari Waga dhe miku i tij kanë tentuar të vjedhin shtëpinë e barit ku qëndronin shqiptarët, e cila kishte vlerë 120,000 £. Waga dhe Carl Davies u kapën nga shqiptarët teksa tentonin të thyenin shtëpinë në Newport Road në zonën Roath. Waga dhe Davies u sulmuan me shkopinj bejsbolli dhe tulla pak minuta pasi hynë në shtëpinë e shqiptarëve.

Waga kishte pësuar lëndime të shumta në kokë, gjoks, brinjë dhe krahë kur trupi i tij u gjet nga një banor në zonën e Penylan. Në seancën gjyqësore u tha se shqiptarët kishin "formuar një bandë kriminale" dhe ishin të gjithë përgjegjës për vdekjen e 23-vjeçarit. Shtëpia e barit që shqiptarët administronin ishte aq fitimprurëse sa anëtarët e bandës ishin të përgatitur ta mbronin atë "nëse ishte e nevojshme me çdo kusht".

Waga dhe tre të rinj të tjerë udhëtuan nga Dagenham në lindje të Londrës për në Cardiff më 28 janar për të vjedhur kanabisin. Ai dhe Davies hynë në shtëpi nga një dritare kuzhine duke përdorur një kaçavidë që kishin marrë me vete dhe sapo u futën brenda gjetën kanabisin e shqiptarëve. Por, kur tentuan të hapnin një derë të mbyllur, një nga shqiptarët, Hysland Aliaj, e mbante të mbyllur nga ana tjetër dhe lajmëroi me telefon pjesën tjetër të grupit.

Brenda pak minutash shqiptarët hartuan një plan për të mbrojtur kanabisin e tyre. Waga dhe Davies filluan të prisnin kanabisin dhe ta vendosnin atë në një mbulesë jorgani, pa e kuptuar se shqiptarët e tjere ishin rrugës. Davies u plagos rëndë me një shkop bejsbolli, kallam bambuje dhe gjysmë tulle përpara se banda të sulmonte 23-vjeçarin Waga. Ky i fundit u fut në një makinë Mercedes dhe e larguan nga vendi i ngjarjes ku më pas u gjet i vdekur.

Josif Nushi, 27 vjeç, Mihal Dhana, 29 vjeç dhe Hysland Aliaj, 30 vjeç dhe të tjerët akuzohen gjithashtu për plagosjen e Davies me qëllim për të shkaktuar lëndime të rënda trupore. Dhana dhe të tjerët akuzohen se kanë komplotuar me Nushi, Aliaj dhe të tjerët për të prodhuar një drogë të klasit B midis 1 dhe 28 janarit të vitit të kaluar. Qato, 27 vjeç akuzohet gjithashtu si anëtar i një grupi të krimit të organizuar që përfshin prodhimin dhe furnizimin e kanabisit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit