Shqiptarët “pushtojnë” Anglinë, 10.000 burra kanë mbërritur me gomone vetëm këtë vit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.10.2022, 17:13

Plot 12.000 shtetas shqiptarë kanë shkuar me gomone në Angli që nga fillimi i vitit e deri më tani. Sipas autoriteteve angleze rreth 10,000 burra të moshës 20 deri në 40 vjeç nga Shqipëria kanë udhëtuar ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me gomone. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme angleze ka deklaruar:

Dy vjet më parë, 50 shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madhe me gomone, vitin e kaluar ishin 800 dhe këtë vit deri më tani, janë 12,000 njerëz, nga të cilët rreth 10,000 burra të rritur beqarë.

Statistikat tregojnë deri më tani, më shumë se 38,000 njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaluan Kanalin me mbi 900 anije. Në vitin 2021, 28,526 njerëz mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar në këtë mënyrë.

Në fillim të këtij viti, ish-sekretarja e Brendshme Priti Patel pohoi se rreth 60% e njerëzve që mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me gomone këtë verë ishin shqiptarë.

Ndërkohë 93% e 38,000 njerëve që mbërritën me gomone në vitin 2022 kanë aplikuar për azil në Mbretërinë e Bashkuar. Kostoja totale e sistemit të azilit në Mbretërinë e Bashkuar ka kaluar 2 miliardë paund në vit por kjo mund të rritet edhe më tepër nëse numri i azilkërkuesve vazhdon të rritet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit