Nën akuzë për tentativën e vrasjes ndaj Gazmir Dacit me snajper nga burgu, lirohet Ergys Kolaveri

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.10.2022, 16:03

Gjykatat shqiptare vazhdojnë të japin vendime të dyshimta dhe të zbehin çdo ditë e më shumë besimin ndaj tyre. Ergys Kolaveri dhe Enea Caka janë shpallur të pafajshëm ditën e sotme nga gjykata e Apelit në Tiranë.

Kolaveri u arrestua në vitin 2016, kur qëlloi me snajper në drejtim të një qelie në burgun e Vaqarrit. Objektivi i tij ishte Gazmir Daci, por la të plagosur një tjetër të burgosur.

Nga ana tjetër Enea Caka, që akuzohej për moskallëzim krimi, kishte apeluar vendimin për arrestimin e tij. Kujtojmë se ai ishte lënë jashtë qelisë në vitin 2020, duke iu dhënë masa e arrestit në shtëpi.

VENDIMI Në përfundim të gjykimit dhe shqyrtimit të ankimeve të përmendura më sipër, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro dhe anëtarë znj. Valdete Hoxha dhe znj. Lutfije Celami, me vendimin nr. 1029, datë 26.10.2022 vendosi:

Ndryshimin e vendimit Nr.106, date 08.11.2017 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda si me poshte:

Deklarimin e pafajshem te te pandehurit K per kryerjen e veprave penale te “Vrasje per gjakmarrje” mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 78/a e 22 i K.Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve, armeve shperthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, “Plagosja e rende me dashje”, parashikuar nga neni 88 paragrafi 1 te Kodit Penal.

Deklarimi i pafajshem te te pandehurit C per kryerjen e vepres penale te “Moskallezimit te krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Lenien ne fuqi te vendimit Nr.106, date 08.11.2017 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda per disponimet e tjera te tij.

Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurit K nga qendrimi i tij nen masen e sigurimit “arrest ne shtepi”, nese nuk mbahet per ndonje veper penale apo mase sigurimi tjeter.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit