Rikthehet instagrami i JOQ ALBANIA me 1.3 MLN shqiptarë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.10.2022, 11:02

Pas më shumë se 24 orësh , është rikthyer në gjendje aktive, llogaria e JOQ ALBANIA në instagram, me më shumë se 1.3 milionë ndjekës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit për mbyllje, stafi i JOQ, u kujdes të kontaktonte me supportin e kompanisë META dhe pas kërkesës sonë, faqja u rikthye, pavarësisht sulmeve të komanduara nga selia mavi e Bashkisë Tiranë dhe Kryeministrisë.

Në artikullin e mëparshëm, atë të rasteve që çuan në mbylljen e JOQ ALBANIA në instagram, ju shpjeguam me fakte, se si Erion Veliaj dhe Edi Rama ishin kujdesur që zëri i shqiptarëve të mbyllej para zgjedhjeve vendore, duke i konsideruar postimet e JOQ ALBANIA si kundër udhëzimeve ndaj dhunës dhe organizatave të rrezikshme.

Pavarësisht sulmeve, stafi i JOQ ALBANIA, vazhdon punën duke iu përgjigjur çdo mesazhi shqetësues apo pozitiv të qytetarëve shqiptarë, duke u përpjekur që t’u japë atyre zgjidhje dhe zë për vepra të mira.

Ashtu siç ju thamë dhe më herët “JOQ ALBANIA do të shuhet ditën, kur shqiptarët nuk do të prihen nga hajdutët” dhe deri athere është një punë e madhe për t’u bërë.

Sulmet e atyre që ju denonconi çdo ditë na bëjnë më të fortë dhe gjithashtu na tregojnë që po bëjmë një punë të mirë në shërbim të qytetarëve.

Duke ju falenderuar për mbështetjen që na jepni çdo ditë dhe më së shumti kur jemi në vështirësi, JOQ Albania do të vazhdojë të jetë zëri juaj dhe i të vërtetës derisa dita që ju thamë mësipër do të vijë si shpëtim për të gjithë popullin shqiptar.

Ndërkaq, ju ftojmë të ndiqni profilin tonë të dytë në instagram me emrin Joq News, pasi puna më e madhe do të vazhdojë aty.

FALEMINDERIT!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit