EMV: Siguruam gaz për ngrohje në nëntor

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.10.2022, 19:05

Afati ishte deri të premten, por SH.A. EMV la kohë deri më sot që të marr oferta për furnizim me gaz natyror për prodhimin e energjisë termike në ngrohtoret e kryeqytetit.

Nuk japin shumë detaje, por nga që pritja e ofertës ishte të dërgohet përmes postës, bëhet fjalë për një kompani të huaj që ka ofruar një kosto më të favorshme se kompania vendore “Makpetrol”. Nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut thanë se për gazin kanë dy oferta, njëra nga “Makpetrol”, e cila është me kosto të lartë dhe oferta e dytë nga një kompani e huaj, që sipas tyre duhet ta plotësojnë me të gjitha të dhënat dhe ta dërgojnë në formë zyrtare. Kjo duhet të firmoset brenda javës që në nëntor mos të ketë ndalesë të ngrohjes në Shkup.

“Pas shqyrtimit të ofertave të reja, u konstatua se çmimi i ofertës nga Makpetrol është i lartë, andaj SHA EMV po shqyrton mundësinë nëse do të blejë gaz natyror për prodhim të energjisë termike për muajin nëntor nga Makpetrol apo do të presë ofertat e tjera që aktualisht janë dërguar si jo të plota”, njoftojnë nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut.

Nëse do të kishte një ofertë me çmim të pranueshëm të gazit natyror nga EMV planifikojnë të blejnë për gjashtë muajt e ardhshëm, pra për gjithë sezonin e ngrohjes për ngrohtoret, dhe për kompaninë TE-TO. Gazi që duhet të prokurojë EMV do të përdoret për prodhimin e energjisë termike. Sipas përllogaritjeve,duhen pak më shumë se 250 milionë metër kub për dy ngrohtoret Lindje dhe Perëndim, dhe TE-TO-n. Kryeministri Kovaçevski tha se me gaz të kompresuar natyror që sot do rikthehet furnizimi edhe nga Serbia, i cili do të transportohet përmes cisternave speciale për tu përdorur burim i energjisë për ngrohje.

“Për të mos mbetur pa këtë gaz të kompresuar kontaktuam me qeverinë serbe dhe ata miratuan kërkesën tonë duke hequr ndalesën e eksportit drejtë Maqedonisë kështu që me gaz të kompresuar do të furnizohen objektet shkollore dhe objektet shëndetësore që deri më tani kanë shfrytëzuar këtë gaz”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV-së.

Nga 1 nëntori shkupjanet nuk dihet se a do të ngrohen me energjinë termike të prodhuar nga gazi natyror apo nga derivatet e naftës. Rreth 65,000 përdorues janë të lidhur në rrjetin e furnizuesit të ri të ngrohjes EMV – Furnizimi, 3,800 prej tyre deri më tani kanë lidhur kontrata të reja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit