Polici 21-vjeçar që arrestoi Learin humbi ndjenjat pas vdekjes së tij, ekspertët kërkojnë psikologë për efektivët e rinj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.10.2022, 22:00

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dëshmitë e efektivëve që mbrëmjen e së mërkurës shoqëruan në Komisariatin nr.3, Lear Kurtin i cili pak minuta më pas humbi jetën.

"OraNews" ka mësuar se mes efektivëve që kanë ndaluar dhe shoqëruar Kurtin ka qenë edhe një 21-vjeçar.

Ky i fundit ka humbur ndjenjat menjëherë pasi ka marrë vesh lajmin e vdekjes së Kurtit. Polici 21-vjeçar pasi ka shoqëruar në Komisariatin nr.3, Learin ka pësuar "shok" psikologjik dhe ka humbur ndjenjat për disa momente. Pasi është transportuar me autoambulancë në spital dhe ka marrë ndihmë mjekësore, efektivi 21-vjeçar ka dhënë dëshminë e tij.

Ai thotë se kur ka parë Learin në rrugë e ka pyetur nëse është banor i zonës dhe a ka mjet identifikimi. Më tej polici 21-vjeçar e ka pyetur nëse kishte sende të paligjshme apo duhet ta kontrollonin. Në këtë moment, sipas 21-vjeçarit, Kurti është është larguar me vrap, duke ju shmangur verifikimit policor.

Kriminalisti Artan Rexhepi kërkon që punonjësit e Policisë t'i nënshtrohen kontrolleve me psikologë, pasi ngjarjet e fundit po tregojnë se efektivët nuk dinë të përballën me qytetarët. Ai thotë se një vëmendje e shtuar duhet t'i jepet edhe Akademisë dhe policëve të rinj, pasi deri më tani efektivët e përfshirë në këto ngjarje të ngjarje të rënda rezultojnë të sapodalë nga shkolla e sigurisë.

Nuk janë ngjarje që po ndodhin për herë të parë, kemi vetëvarje në Komisariatin e Kavajës, ngjarjet njëra pas tjetrës. E shenjtë është jeta e policit, por edhe e personit të shoqëruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit