Inspektorati i Tetovës ka një paralajmërim për transportuesit jolegal

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.10.2022, 15:04

Mos pajisja e transportuesve publik të Tetovë me licenca përkatëse, ka detyruar inspektoratin komunal që të ndërroj rregulloren.

Nga inspektorati thonë se tash e tutje, nuk do të shkohet me dënime për transportuesit të cilët nuk pajisen me licenca, por do t`iu konfiskohen makinat me të cilat transportojnë nga 6 deri në 12 muaj.

“Nëse haset pa licence, dënimi fillon nga 500 euro dhe mënjanimi nga komunikacioni për një muaj, masa më e lehtë. Mirëpo tani në bashkëpunim edhe me Agjencinë për konfiskim të mallrave, do fillojmë edhe me marrjen e automjeteve, që të vihet rend. Kjo do jetë në bazë të nenit 99 A, pra nga gjashtë muaj deri në një vit, dhe gjithë përgjegjësinë e mbanë vozitësi apo pronari i mjetit. Sepse më shumë probleme kemi me taksitë ilegal. Ata refuzojnë dhe ankohen se përse bëjmë kontrolle neve, por qëllimi i fundit është të vihet një rend dhe të rritet standardi për udhëtarët. Sepse hasin në makina që janë të vitit 1994, që për rrethanat tona është absurde”, tha inspektori komunal Kasim Dehari, raporton Alsat. Kryeshefi i inspektoratit thotë se kontrollet do jenë të përditshme.

“Por përse ndodh që vozitësit e furgonave apo taksi veturave të mos pajisen me licenca? Ata refuzojnë të dalin para kamerës por nga biseda që zhvilluam me ta thonë se, kërkesat apo kushtet janë tejet të vështira, sidomos kur është fjala për pasje të makinës së viteve të fundit, e jo makinë më të vjetër, siç janë mbi 90 për qind të atilla këtu në Tetovë”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.

“Është e rëndë, sepse pikë së pari kërkojnë të kemi vetura të reja nga 2010 dhe secili s`mund ta blej atë veturë të re dhe të del taksi. Secili mundohet për një kafshatë goje të mbijetojë me atë që e ka. Shteti duhet ti ul këto norma sepse njerëzit janë të varfër dhe gjendja është tejet e rëndë, dikush varet vetëm nga taksi dhe është tejet e rëndë”, tha një taksist.

Në Tetovë, sipas statistikave të fundit të Inspektoratit Komunal të Trafikut, mbi 80 për qind e transportuesve me furgonë, taksi dhe autobusë funksionojnë në mënyrë jolegale, pa licenca, ndërsa mbi 75 për qind nga makinat janë më të vjetra se 15 vjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit