Ohri, probleme me furnizimin me ujë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.10.2022, 17:25

Nëse nuk është liqeni, banorët e Ohrit mund të mbeten pa ujë të pijshëm.

Në situatë ku për shkak të kapacitetit të dobët të burimeve të tjera, prej nga furnizohet qyteti me ujë, tani rreth 40-50% e ujit vjen nga liqeni. Uji i Liqenit para se të mbërrijë në çezmat e qytetarëve pastrohet dhe klorohet, shkruan alsat.“Për momentin punon një pompë me 50 litra në sekondë.

Mjaftojnë vetëm 50 litra në këto periudha për të ruajtur sistemin e klorimit drejt Peshtanit…”, tha Ljube Trajanoski- Ujësjellësi Ohër.

“Kemi rrjedhje të zvogëluar të burimeve verore. Nëse ka qenë mbi 150 litra në sekondë, tani jemi në 50-60 litra në sekondë. Dhe do të duhet të kërkojmë disa burime alternative, për të siguruar mjaftueshëm. Shumica e ujit tani merret nga burimet në liqen nga stacioni i pompimit pranë Metropol”, deklaroi Marjan Risteski-drejtor i Ujësjellësit Ohrit.

Zgjidhje e problemit të ujësjellësit të Ohrit është ndërtimi i një tubacioni të ri 25 kilometra. Vlerësimet fillestare janë se nevojiten rreth 6 milionë euro, por tashmë me çmimet e reja në treg, kjo shumë do të arrijë deri në 10 milionë.

“Shpëtimi i vetëm për Ohrin janë burimet Svinishki. Ky projekt ka përfunduar që në vitin 2009. Është në pritje të realizimit, por të tilla janë kushtet. Assesi të gjenden mjete për t’u ndërtuar.”, theksoi Ljube Trajanoski- Ujësjellësi Ohër.

Rrjeti i ujësjellësit në Ohër është mjaft i vjetruar dhe ende ka gypa asbesti dhe saloniti. Bëhet fjalë për një rrjet prej më shumë se 212 kilometra i gjatë, por janë ndërruar vetëm 30% e tubacionit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit