Sulmi kibernetik, hetime në 22 shtete: Serveri qëndroi vetëm 5 minuta online

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.10.2022, 16:55

Hakerat “Homeland Justice” në publikimin e të dhënave sensitive nga sistemet kompjuterike shqiptare, ka sjellë shtimin e numrit të letërporosive, të dërguara jashtë vendit nga prokuroria e Tiranës. Nga 18 kërkesa për ndihmë juridike të dërguar në fillim të muajit Shtator 2022, “Ora News” mëson se tashmë numri i shteteve që Shqipëria kërkon bashkëpunim ka shkuar në 22. Kjo pasi gjatë kësaj kohe njësia “C”, Shërbimet Partnere dhe Prokuroria, kanë zbuluar vendodhje të ndryshme të serverave, nga është sulmuar sistemi kibernetik ndaj vendit tonë.

Sipas Ora News, ajo që tashmë pas 2 muaj e gjysëm hetim, është konfirmuar zyrtarisht, është fakti se hakerat kanë vepruar në sulm nga Irani, por duke përdorur sistemin e serverave nga disa shtete të ndryshme. Nga hetimi del se fillimisht hakerat kanë përdorur një llogari “Homeland Justice” në aplikacionin “Twitter”, duke filluar të publikojnë të dhëna pikërisht përmes këtij aplikacioni.

Hetimi ka provuar ndër të tjera se Hakerat Iranianë në pamundësi për të publikuar të dhënat në “Twitter” pasi kanali aty u mbyll, hapën llogari në aplikacionin Rus “Telegram”.

Gjatë hapjes së faqes përdorën një server në Iran, i cili qëndroi vetëm 5 minuta aktiv dhe më pas kaloi offline, duke bërë që “Homeland Justice” të administrohet nga servera në Rusi. Por ky gabim i vogël i tyre, solli zbulimin plotësisht, se pas këtij sulmi kibernetik fshihej inteligjenca e Iranit.

Përveç Rusisë, Iranit dhe Britanisë, së fundi një kërkesë për ndihmë i është dërguar Hollandës, me qëllim për tu njohur me të dhënat e mbledhura në rrugë hetimore nga autoritet e këtij shteti, pasi dhe vetë sistemi kibernetik i Hollandës, u sulmua nga grupi i hakerave Iranianë “Homeland Justice”.

Ndihmë juridike i është kërkuar dhe Turqisë, Kinës dhe Indisë. Në 22 letërporosi që tashmë Prokuroria e Tiranës ka dërguar, është përdorur parimi i reciprocitetit dhe konventa për Dhënies e Ndihmës Juridike të Ndërsjelltë. Megjithatë bashkëpunimi me disa shtete, është thuajse në pikën zero, pasi disa prej tyre ku kërkohet ndihma juridike e kanë shpallur Shqipërinë si vend jo mik

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit