Kishin kthyer lokalin në “laborator droge”, arrestohen dy të rinj në Korçë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.10.2022, 14:20

Policia e Korçës ka arrestuar dy të rinj.

Në pranga kanë rënë një 29-vjeçar i identifikuar me inicialet M.Xh dhe një 27-vjeçar i identifikuar me inicialet DH.I.

27-vjeçari në momentin që ka parë efektivët e Policisë ka tentuar të largohet por nuk ja ka dalë pasi është ndaluar nga këta të fundit.

Në momentin që efektivët e kanë kapur ai ka kundërshtuar me forcë ndalimit.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. Xh., 29 vjeç dhe Dh. J., 27 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”; “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”; “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”; “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”. Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lagjen nr. 4, Korçë, në lokalin në përdorim të shtetasit Dh. J., aktivitet të cilin ky shtetas e ushtronte pa dokumentacionin përkatës dhe që ambientin dyshohet se e kishte përshtatur për përdorim droge, shtetasit M. Xh. iu gjet një mbështjellje me mbetje lënde të dyshuar narkotike kokainë. Shtetasi M. Xh., sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë ka tentuar të largohet me forcë, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe i ka kundërshtuar ata. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një tavolinë në të cilën u gjet mbetje e dyshuar lënde narkotike kokainë dhe një mjet plastik, që shërbente për konsumimin e lëndës narkotike. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit