Të rinjtë shqiptarë sigurojnë shumën për shërimin e Klevis Gjelucës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.10.2022, 11:30

Të pafundme janë mesazhet e ndjekësve të JOQ Albania për eventin e jashtëzakonshëm të ndodhur mbrëmjen e djeshme në të gdhirë të ditës së sotme.

Pavarësisht se dukej e pabesueshme, shuma prej 600.000€ për Klevis Gjelucën është siguruar falë një përkushtimi dhe vendosmërie për t’u përgëzuar nga një grup të rinjsh, sensacionalë në rrjetin social shumë të ndjekur TikTok.

Sipas atyre që deklarojnë ndjekësit e JOQ të cilët i kanë shoqëruar virtualisht të rinjtë shqiptarë që kanë bërë thirrje për donacione e kanë dhuruar edhe vetë shuma të mëdha monetare për shërimin e Klevisit, meritojnë me plot gojën të shpallen heronj.

Grupi i heronjve kanë qëndruar live në rrjetin social dhe për një periudhë prej 33 orësh kanë bërë të mundur mbledhjen e 300.000€ për të plotësuar shumën për 20-vjeçarin i cili ndodhet në koma.

Një situatë e tillë sa emocionuese dhe përlotëse njëkohësisht ka ngritur peshë zemrat jo vetëm të familjarëve të të riut që ka nevojë për ndihmë, por edhe të qytetarëve shqiptarë të cilët morën një mësim të rëndësishëm solidarizimi.

Falenderimi më i madh i takon jo vetëm grupit të të rinjve shqiptarë por të gjithëve atyre që kontribuuan nga shumat më modeste deri tek ato në vlera të larta monetare.

Ky nuk është thjesht shembulli i përkryer i rinisë në këtë vend, por i djemve shqiptarë të cilët treguan se TikTok nuk është thjesht një aplikacion argëtimi dhe falë zemër-bardhësisë së tyre do mbahen mend gjatë në memorien e mirëbërësve shqiptarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit