Therja me thikë në Sarandë/ I plagosuri i dënuar për vrasje

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.10.2022, 10:04

Detaje të reja janë bërë me dije nga plagosja me thikë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës. Rezulton se i plagosur me thikë është Besmir Uka, 35 vjeç.

I riu rezulton të ketë qenë më parë i dënuar për vrasje. Ai ka qëlluar me thikë Edmond Mullain pas një sherri për të dashurën e këtij të fundit, ngjarje kjo e ndodhur para 12 vitesh.

Uka u dënua në atë kohë për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes”. Në atë kohë 23 vjeç, Uka frekuentonte një kazino në Vlorë ku punonte edhe bashkëjetuesja e viktimës.

NGJARJA

Disa ditë para krimit një mik i Besmir Ukës ka ngacmuar të dashurën e Edmond Mullait, e cila punonte në një kazino në qytetin e Sarandës, ku dy shokët shkonin për të luajtur.

Ajo ia ka treguar ngjarjen të dashurit të saj dhe Edmond Mullai, asokohe 31-vjeç, e ka takuar personin dhe ia ka bërë të qartë që nuk duhet t’ia ngacmonte të dashuren e tij, me të cilën bashkëjetonte.

Mbrëmjen e krimit, Uka ka shkuar në kazino dhe fyer vajzen (20-vjeç në atë kohë).

Ajo ka telefonuar të dashurin dhe viktima ka shkuar tek puna e saj. Pasi ka dërguar te dashuren ne shtepi, ai ka disa shokë të tij dhe eshte rikthyer ne kazino ku pasi e ka nxjerre jashte Besmir Ukën, kanë filluar të debatojnë njeri me tjetrin, që degradoi në përdorimin e dhunës fizike.

Besmir Uka ka nxjerrë thikë që mbante me vete dhe ka goditur Edmond Mullanin. Më pas eshte larguar nga vendi i ngjarjes ndersa 31-vjeçari nga fshati Gjashte humbi jetën.

Besmir Uka jetonte në atë kohë me partneren e tij në një banesë në Sarandë. Ai ishte i papunë dhe dyshohej se merrej me trafik narkotikësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit