Vijon zhvatja, FSHZH shpërdoron 200 mijë euro për tenderin e paneleve diellore

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 22.10.2022, 09:44

Zhvatja me anë të tenderëve e parave të qytetarëve shqiptarë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit vijon dhe është bërë diçka shumë normale tashmë, sa thuajse asnjërit prej nesh nuk i duket ndonjë çudi e madhe.

Por po ta mendosh pak më thellë, ju duken pak 200 mijë euro të shpërdoruara nga ata institucioni që menaxhon një pjesë të madhe të parave tona? Për mbi 90% të shqiptarëve kjo shifër do të ishte e mjaftueshme për të siguruar jetën, madje për të lënë pasuri edhe për brezat e ardhshëm.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit pati hapur një tender për instalimin e impianteve të energjisë diellore me qëllim furnizimin me energji të ndërtesave publike apo për ndriçimin rrugor për vlerën e 1.7 milionë eurove.

Fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “HTM” sh.p.k dhe “BE – IS” sh.p.k me një ofertë prej 163,7 milion lekësh ose 1,4 milion euro, e cila në fakt ka qenë oferta e tretë për nga çmimi.

Përpara saj janë të renditura oferta e bashkimit të operatorëve kryesuar nga “START CO” sh.p.k me vlerë 139 milion lekë ose 1,2 milion euro dhe ajo dhënë nga kompania “SIRETA” sh.p.k me vlerë 144,4 milion lekë ose 1,25 milion euro.

Pra në garë kanë marrë pjesë pesë subjekte dhe fitues është shpallur ai që ka dhënë ofertën më të shtrenjtë me 200 mijë euro nga oferta më e mirë. Për të justifikuar skualifikimin Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka renditur një sërë kriteresh që nuk janë përmbushur.

Kriteri i përzgjedhjes së ofertës më të mirë ekonomike nuk merret fare në konsideratë nga institucioni i drejtuar nga Dritan Agolli, edhe pse ai është kriteri kryesor i përzgjedhjes së fituesve në garat e prokurimeve publike. Pra menaxhimi në mënyrë sa më konservatore është një nga detyrat kryesore të këtij institucioni.

Ironia më e madhe në këtë rast është se panelet diellore që do vendosen, janë për të kursyer energji elektrike, por këtë mision Fondi Shqiptar i Zhvillimit e nis me një humbje prej 200 mijë eurosh. Humbje për ne qytetarët, sepse për një numër të vogël personash ndoshta është pasurim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit