“E pranova prej sedrës”, Benzema: Vura bast të madh me trajnerin Ancelotti

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 21.10.2022, 13:05

Më 17 tetor Karim Benzema u shpall fitues i Topit të Artë 2022. Për herë të parë në këtë sezon nuk kishte asnjë dyshim dhe polemikë mbi këtë çmim, teksa pas tij, Benzema ka bërë një rrëfim me detaje, ku tregon shumë prapaskena, ëndrra e synime, që ai i kishte vendosur vetes.

Në sezonin e shkuar me fanellën e Real Madrid ai fitoi Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Superkupën e Spanjës, duke qenë golashënuesi më i mirë në dy kompeticionet e para. Regjistroi 15 gola dhe 2 asistime në kompeticionet europiane dhe 27 gola dhe 12 asistime në La Liga.

Pas marrjes së çmimit, sulmuesi i Real Madrid rrëfen se ka plotësuar tre ëndrrat e tij: “Jam shumë i lumtur, sepse kisha tre ëndrra: Të blija një shtëpi për nënën time, e realizova. Të firmos një ditë me Real Madrid dhe e treta, që gjithashtu ka qenë gjithmonë në mendjen time, Topi i Artë. Prandaj jam shumë krenar për punën time”.

Francezi tregon edhe për Ancelottin dhe bastet e famshme të trajnerit italian për të motivuar lojtarët e tij: “E njoh mirë, është trajner i madh, më jep shumë besim, më lë të luaj futbollin tim. Ajo që kërkon gjithmonë nga unë është: luaj. Më thotë të luaj futbollin tim për të fituar, për të bërë diferencën, por jo pa i bërë presion asnjërit prej kundërshtarëve.

Mbaj mend që një ditë në zyrë, më pyeti sa gola do të shënoj dhe më tha: ‘Hajde të vëmë një bast, unë mendoj se mund të shënosh 50 gola’. Duke qenë se kam shumë besim, vendosmëri dhe ambicie, i thashë ‘ok, le të shkojmë’”, shprehet Benzema.

Francezi tregon disa detaje mbi çelësin e suksesit të ekipit, së bashku me dorën e Carlettos: “Për ekipin, ajo që më pëlqen është se të rinj e të vjetër jemi të barabartë. Të gjithëve u dëgjohet fjala dhe nuk ka rëndësi se ku e nis ndeshjen, fushë apo në stol. Të gjithë janë gati për të dhënë maksimumin sapo t’u jepe shansi dhe kjo është arsyeja pse mendoj se viti i kaluar ishte një vit shumë i bukur për ne”, tha ndër të tjera francezi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit