Publikohen dëshmitë e njeriut që menaxhonte paratë e “Stupcave”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.10.2022, 11:49

Lajmi për ribashkimin e grupit komik “Stupcat” disa javë më parë, i parapriu një konflikti mes treshes së produksionit. Në publik u hodhën akuza për keqpërdorime financiare në kompaninë “Stupcat Group”, aksionarë të barabartë të së cilës ishin tre aktorët Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Mensur Safqiu.

Azemi, i cili mohoi ribashkimin me dyshen tjetër të “Stupcave”, dyshon se një shumë prej rreth 150 mijë eurove të kompanisë ishin keqpërdor gjatë një periudhe gjashtë vjeçare (2015-2021) në emër të kompanisë.

Një kallëzim penal, i iniciuar nga avokati Kushtrim Palushi, në emër të Osman Azemit, ka përfshirë një tjetër emër në dyshimet për keqpërdorime financiare: Ekrem Sadikun. Ai është kontabilisti i produksionit. Njeriu që menaxhonte paratë e “Stupcave”.

I denoncuar nga Azemi për tërheqjen e rreth 150 mijë eurove “pa autorizim dhe dijeni” të tij, Sadiku i ka kthyer përgjigje aksionarit të “Stupcave”. Ka nxjerrë dëshmi për autorizimet që i ishin dhënë nga tre aksionarët.

Dëshmitë të cilat Sadiku ia ka dërguar Azemit, i ka siguruar paparaci.Në mesin e dokumenteve figurojnë dy autorizime noteriale, të nënshkruara nga tre aksionarët e “Stupcave”, të cilat i kishin dhënë atij leje për menaxhimin me të gjitha mjetet e kompanisë – përfshirë deponimin dhe tërheqjen e mjeteve “qoftë shuma të kufizuara dhe të pakufizuara” nga xhirollogaria bankare e produksionit.

“I autorizuari z. Ekrem Sadiku i gëzon të drejtat që pranë Bankës Ekonomike të ndërmerr këto veprime: Të deponoj, të tërheq mjete qoftë shuma të kufizuara apo të pakufizuara, të menagjoj me e-banking dhe të bëjë pagesa kombëtare dhe ndërkombëtare në emër të biznesit STUPCAT GROUP SH.P.K.”, thuhet në kontratën noteriale.

Kompetencat që i ishin dhënë me kontratë i japin të drejtë Sadikut. Ai thotë se çdo veprim mbi financat e kompanisë, e ka ndërmarrë bazuar në kontratë.

“Fillimisht, po ju njoftoj se cdo veprim që kam marrë në emër të Stupca Group SH.P.K., për kryerjen e detyrave të punës që më takojnë si Kontabilist, e kam marr duke u bazuar në Autorizimet Noteriale të dhëna nga tre aksionarët e sh.p.k Stupcat Group SH.P.K”, thuhet në letrën e Ekrem Sadikut, dërguar Osman Azemit të mërkurën e 18 tetorit.

Sipas dëshmive të kontabilistit Sadiku, autorizimi i parë noterial që i jepte atij licencën për menaxhimin e parave të “Stupcave”, ishte nënshkruar nga dy aksionarët Osman Azemi dhe Vedat Bajrami më 26 nëntor, 2016.

Autorizimi i ishte zgjatur përmes një kontrate tjetër noteriale tre vite më vonë, më 2019. Dokumenti ishte nënshkruar nga tre aksionarët e “Stupcave”. Autorizimi për Ekrem Sadikun “vlen deri në revokimin e tij”, thuhej në kontratë.

Në letrën e tij, duke vënë theks në lejen që i ishte dhënë për menaxhimin e financave të kompanisë, Sadiku shprehet i habitur me akuzat e Osman Azemit për keqpërdorime financiare derisa nuk i janë revokuar ende të drejtat dhe kompetencat që i ishin dhënë nga bordi i aksionarëve.

“Fakti se ju si drejtor dhe aksionar i ‘Stupcat Group’ pas shtatë viteve punë së bashku, po thoni se nuk e dini ku janë mjetet dhe po vini në dyshime punën time si Kontabilist, është e pakuptimtë nga ana ime ngase unë nuk kam pas asnjëherë kërkesë nga ju për revokim të autorizimit”, thotë Sadiku.

Letra e kontabilistit të “Stupcat Group” vazhdon me konfirmimin e dorëheqjes së tij nga menaxhimi i financave të kompanisë.

“Kështu, unë do të pezulloj cdo aktivitet që hynë në fushëveprimin e punës time derisa ju si aksionarë të sh.p.k ‘Stupcat Group’ të i rregulloni cështjet e kompetencave dhe autorizimeve mes jush, pranë institucioneve përgjegjëse”, vijon letra.

Sadiku i ka kërkuar Azemit të tërhiqet nga denoncimet kundër tij. Ka thënë se “kështu po dëmtoni punën time profesionale që kam ndërtuar me vite të tëra mund”.

“Duhet të dini që për akuza të tilla të pavërtetuar, mund të deklarohen publikisht vetëm organet përkatëse të Republikës së Kosovës mbi bazën e dyshimit të bazuar, provave dhe fakteve”, përfundon letra e kontabilistit Sadiku.

Në përgjigje ndaj kërkesës së Osman Azemit për auditim të brendshëm të financave të kompanisë, njeriu që menaxhoi për gjashtë vjet me radhë financat e grupit më të njohur komik në Kosovë, në letrën e tij, i premton aksionarit të Stupcave transparencë të plotë në të gjitha transaksionet e kompanisë.

??????????????????????????????????????????????

??????????????????????????????????????????????

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit