Rama i jep 7.6 Miliard Lekë Niko Peleshit të mbrojë Shqipërinë në rast lufte

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.10.2022, 10:41

Qeveria ka publikuar projekt-buxhetin për vitin 2023 dhe ndarjet e fondeve për ministritë dhe institucionet këtë vit. Për këtë vit që vjen është bërë riprogramimi i Buxhetit të Shtetit.

Për 2023-in, do të kenë vëmendje më të madhe sulmet kibernetike dhe sigurimi i energjisë elektrike. Qeveria ka kthyer fokusin tek mbrojtja pas luftës në Ukrainë.

Rritjen më të madhe të fondeve do e ketë me 7.6 miliardë lekë Ministria e Mbrojtjes.

Niko Peleshi do të ketë shtimin më të madh të fondeve në Ministrinë e Mbrojtjes për të investuar në armatime të reja dhe në sisteme kompjuterike. Haki Çako në emergjencat civile do të ketë fonde shtesë.

Në vend të dytë përsa i përket rritjes së fondeve renditet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me 7.3 miliardë lekë dhe do të pëqendrohet në infrastrukturën rrugore, detare, hekurudhore plus rrjetet e komunikacionit.

5 miliard lekë më shumë do t’i shtohet programit të qeverisjes dixhitale pas sulmeve kibernetike.

BUXHETI:

Ministria e Brendshme +3 miliard lekë

Ministria e Financave dhe Ekonomisë +2.3 miliard lekë

Ministria e Bujqësisë +1.7 miliardë lekë

Ministria e Arsimit +1.5 miliardë lekë

Më pak fonde do të ketë ministria e Drejtësisë, Turizmit dhe Mjedisit, ajo e Kulturës dhe Ministria për Punët e Jashtme. FSHZH do i hiqen 600 milionë lekë, ndërsa për SHISH parashikohen më pak fonde.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit