Vllaznia-Real Madrid, RTSH nuk transmeton ndeshjen historike të vajzave shkodrane në Champions League

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.10.2022, 20:00

Ekipi i Vllaznisë për femrat luan sot në stadiumin "Loro Boriçi" përballë Real Madridit, një ndeshje historike dhe e vlefshme për Champions League. Në një kohë që pjesa e parë ka mbaruar me rezultatin 0-0 dhe me vajzat shkodrane që vazhdojnë të rezistojnë ndaj madrileneve, shqiptarët nuk kanë ku ta shohin këtë ndeshje.

Kjo ndeshje historike për shqiptarët dhe futbollin në Shqipëri nuk po transmetohet në asnjë prej kanaleve të Radio Televizionit Shqiptar. Edhe pse qytetarët i paguajnë taksat RTSH-së ata nuk kanë mundësi të shohin vajzat shkodrane teksa luajnë në vendin e tyre përballë një ekipi tepër të fortë e favorit si Real Madridi.

Shqiptarët po detyrohen ta ndjekin ndeshjen në platforma "online" me përkthime të ndryshme pasi shqip nuk mund ta gjejnë asgjëkundi.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje. Per here te pare Shqiperia perfapqohet ne Champions League me e ekipin e femrave Vllaznia. Asnje nga televizionet nuk e jep. Madje as platformat private. Po e shohim ndeshjen nga trasmetim Spanjoll

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit