Ruskovska e konsideron si presion kallëzimin penal ndaj saj dhe kolegëve të saj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.10.2022, 19:34

Prokurorja Vilma Ruskovska pezullimin, fillimin e procedurës disiplinore, si dhe kallëzimin e dorëzuar penal e sheh si presion ndaj saj dhe ndaj të gjithë prokurorëve publikë që të kenë kujdes se ndaj kujt do të iniciojnë procedurë.

Këtë Ruskovska e ka theksuar sot pas deklaratës në Prokurori pas parashtresës penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë bastisjes së kryer më 18 korrik të këtij viti në Drejtorinë e Policisë Financiare nga ana e PTHP-NKOK. Ajo bëri të ditur se dje ka dorëzuar një deklaratë ku ka aplikuar për pozitën e udhëheqëses së Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe se pret mbështetje nga kolegët e saj.

“Deklaratën e kam dhënë pas kallëzimit penal nga Policia Financiare për gjoja keqpërdorim të pozitës dhe kompetencave zyrtare, neni 353 paragrafi 1 dhe për gjoja falsifikim të zgjedhjeve”, sqaroi Ruskovska.

Ajo theksoi se kolegu i saj që e përfaqëson rastin është treguar sa më korrekte dhe profesional ndaj saj, ndërsa informoi se sot në mëngjes ka dëshmuar kolegia e saj Elizabeta Josifovska, se nesër do të dëshmojë Ivana Trajçeva dhe, siç tha ajo, ka dëgjuar edhe se Susana Mirçevska Kuzmanovska ishte përfshirë në raport.

Prokurorja e pezulluar tha se nuk kishte inspektuar provat, përveç pjesëve të çështjes të siguruara nga Krimi i Organizuar.

“Prokurori më tha se ka pasur disa raporte nga kolegia e tij Lile Stefanova, e kam parë kallëzimin penal. Më është ofruar të shoh procesverbalin e deklaratës së Muaremit, nuk kam qenë e interesuar ta lexoj, kam lexuar vetëm kallëzimin penal”, theksoi prokurorja.

Më herët, në një konferencë për media, PTHP Shkup ka njoftuar se është duke vepruar sipas kallëzimit penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë bastisjes në Drejtorinë e Policisë Financiare nga ana e PTHP – NKOK, se tashmë janë mbledhur provat materiale dhe është dëgjuar parashtruesi i kallëzimit penal, ndërsa në ditët në vijim do të shqyrtohen edhe personat e lajmëruar.

Parashtrues i kallëzimit është Drejtoria e Policisë Financiare, ndërsa i dëmtuari është Arafat Muaremi.

“Akti i shpërdorimit të detyrës zyrtare është raportuar në kuadër të diçkaje që nuk ka qenë e pjekur për bastisje dhe nuk ka pasur një dokumentacion të tillë për bastisje, por është bërë. Si argument për kërkesën është treguar edhe raporti nga vëzhgimi dhe çfarë ka ndodhur atje”, sqarojnë nga PTHP Shkup.

Më 8 gusht të këtij viti, Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup ka dorëzuar kallëzim penal kundër prokuroreve Vilma Ruskovska, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska, për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” gjatë bastisjes në Drejtorinë e Policisë Financiare të kryer më 18 korrik të këtij viti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit