Do të vrisnin një biznesmen të njohur në Elbasan: Në pranga dy persona, porosinë e kishte marrë edhe Dumani

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.10.2022, 18:00

Ditën e sotme në Elbasan janë arrestuar dy 37-vjeçarë të cilët do të kreynin vrasjen e një biznesmeni. Luis Gaxhi i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Belgjikë u arrestua së bashku me Rigers Spahiu pasi do të kryenin një vrasje, për llogari të grupeve kriminale. Spahiu është arrestuar pasi dyshohet se është bashkëpunëtor në aktivitetin kriminal të shtetasit Luis Gaxhi. Ndërsa Gaxhi është arrestuar për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” , “Mbajtja dhe prodhimi i armëve luftarake në sasi të mëdha” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në momentin e arrestimit të Gaxhit, në shtëpinë e tij janë gjetur:

• 4 armë zjarri kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë;

• 3 pistoleta me silenciatorë;

• 2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare;

• Kapsolla detonatore;

• Një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”;

• 4 aparate celulare;

• Sasi e konsiderueshme municioni luftarak, blindshpues.

Në media raportohet se për ekzekutimin biznesmenit në fjalë i cili është tepër i njohur në Elbasan ishte porositur edhe Nuredin Dumani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit