Ndërhyri për të shuar sherrin mes 52-vjeçarit dhe 40-vjeçarit, plagoset me thikë i riu në Kukës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.10.2022, 15:40

Është plagosur në Kukës një i ri.

19-vjeçari ka marrë plagë pasi ndërhyri për të shuar konfliktin mes dy personave.

Shtetasi t . D. me shtetasin A. P., në fshatin Shtanë po konfliktoheshin dhe aty ka ndërhyrë J. V., 19 vjeç, i cili ka marrë plagë me thikë.

I riu është plagosur me thikë në këmbë ndërsa policia ka arrestuar edhe autorin, një 52-vjeçar ndërsa ka proceduar një tjetër, që u përfshi në konflikt me të arrestuarin dhe nuk kallëzoi ngjarjen.

Njoftimi i policise:

Kukës

Plagosi aksidentalisht me mjet prerës (thikë), një 19-vjeçar, gjatë konfliktit me një shtetas tjetër, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari.

Procedohet penalisht edhe shtetasi tjetër që u përfshi në konflikt me të arrestuarin dhe nuk kallëzoi ngjarjen.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Kukësit ishte dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi J. V., 19 vjeç, banues në fshatin Shtanë, i plagosur me mjet prerës thikë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi J. V. është plagosur aksidentalisht me mjet prerës (thikë), në këmbë, nga shtetasi I. D., gjatë ndërhyrjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit të shtetasit I. D. me shtetasin A. P., në fshatin Shtanë.

Në përfundim të veprimeve hetimore për këtë rast u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi I. D., 52 vjeç, banues në fshatin Shtanë, me precedent të mëparshëm penal.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. P., 40 vjeç, banues në fshatin Shtanë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilin dyshohet se është plagosur 19-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit