Lear Kurti njëri prej tyre, pesë të rinjtë që humbën jetën në duart e policisë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 20.10.2022, 15:28

Lear Kurti, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në duart e policisë në rrethana ende të paqarta, që ngrenë dyshime mbi sjelljen e policisë, nuk është i vetmi që ka vdekur në duart e forcave të rendit në vitet e fundit.

Lear Kurti

Ngjarja më e freskët është ajo e Arben Micit, i cili më 23 mars të këtij viti i dha flakë qelisë së tij të paraburgimit në rajonin numër 5 në Tiranë dhe si pasojë e flakëve humbi jetën edhe vetë.

Atij i ishte lejuar në qeli përdorimi i çakmakut, më të cilin i vuri flakën fillimisht dyshekut. Çakmaku është një mjet jo i lejuar në qelitë e paraburgimit, por policët kishin anashkaluar këtë rregull.

Arben Mici

Shpresa e tij ishte që efektivët të hutoheshin nga tymi e të arratisej. Çakmaku iu gjet në xhep bashkë me disa cigare. Atë natë rreth orës 21:00 policëve vëmendjen ua kishte marrë një ndeshje futbolli.

Efektivi që ndërhyri, Hajredin Boja, u plagos gjithashtu. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vuri në pranga dy inspektorë policie, Fatmir Isufin e Hajredin Bojën, që mbeti i plagosur.

Gjithashtu, janë proceduar dy inspektorë të tjerë, Lutfi Muça e Mark Marashi, si dhe komisari Ylli Çollaku. Të gjithë dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën, duke mos marrë masa në parandalimin e ngjarjeve të tilla dhe mosdhënie ndihme.

Enea Ftoi humbi jetën brenda komisariatit të Korçës në vitin 2019. Familjarët e tij akuzonin policinë për ushtrim dhune ndaj të riut, por prokuroria i hodhi poshtë këto pretendime.

“Pavarësisht pretendimit të familjarëve të viktimës, mbi Enea Ftoin policia nuk ka ushtruar dhunë. 27 vjeçari vdiq për shkaqe natyrore, si pasoje e ishemisë akute të miokardit.

Enea Ftoi

Enea Ftoi ishte përdorues i lëndeve narkotike dhe vuante nga problemet në mushkëri. Prokuroria ka marre dëshmitë e policëve dhe disa personave të shoqëruar në Komisariatin e Korçës, në kohen kur i riu ndodhej i shoqëruar, por asnjë prej tyre nuk pohon ushtrimin e dhunës ndaj Enea Ftoit”, ka shtuar më tej në argumentimin e saj prokurori.

Ilvi Meta vrau veten brenda Komisariatit të Kavajës në maj të këtij viti. Sipas hetimeve, Meta i dha fund jetës duke u vetëvarur, me lidhëset e kapuçit të bluzës brenda dhomës së paraburgimit Komisariatin e Kavajës.

Ilvi Meta

Prindërit e mësuan lajmin përmes televizorit. Babai ka akuzuar policët se e kanë rrahur djalin për vdekje, duke refuzuar që të pranojë mundësinë që ai mund të jetë vetëvrarë.

Klodian Rasha u vra më 8 dhjetor të vitit 2020 nga ish-efektivi i forcave Shqiponja, Nevaldo Hajdaraj gjatë periudhës kur i gjithë vendi ndodhej në karantinë prej Covid-19. Hajdaraj dyshohet se i bëri thirrje të ndalojë gjatë natës dhe më pas e ndoqi duke e qëlluar me armë zjarri.

Ndërkohë Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për dënimin me 18 vite burg të ish-efektivit Nevaldo Hajdaraj. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Hajdaraj do të vuajë 12-vite pas hekurave.

Klodian Rasha

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit